osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prangat për dhëndrin dhe Shkëlzenin alarmojnë Sali Berishën! Kreu i “Foltores” merr rolin e prokurorit, sulmon SPAK: Paralajmëron protesta të fuqishme

Prangat për dhëndrin dhe Shkëlzenin alarmojnë Sali Berishën! Kreu i “Foltores” merr rolin e prokurorit, sulmon SPAK: Paralajmëron protesta të fuqishme

Në horizont prangat duket se po kërcasin edhe për familjarët e Sali Berishës të akuzuar si të përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Bëhet fjalë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.

Ata po hetohen nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe dosjen e Gërdecit. Këto çështje janë drejt mbylljes dhe mësohet se në vijim SPAK do të lëshojë urdhër arreste ku në prangat e drejtësisë pritet të bien dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Zhvillimet e bujshme që e presin familjen e tij ka bërë që Berisha të dalë jashtë kontrollit ditët e fundit dhe të nisë sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme, madje të shkojë tek skenarët që di të bëjë më mirë, ato të dhunës me protesta të fuqishme. Dy prej lëvizjeve më të bujshme të SPAK-ut për koncesionin e sterilizimit dhe inceneratorin e Tiranës janë kritikuar nga Berisha si hetime, ku janë amnistuar përgjegjësit kryesore për këto afera korruptive.

Ai deklaroi se nuk mund të ketë zbardhje të koncesionit të sterilizimit pa hetimin e plotë të Ilir Beqajt, firma e të cilit është në çdo fazë të dhënies së këtij koncesioni. “Beqaj është hajdut vrasës. Sepse Beqaj ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, jo i përsosur, e them. Ka zëvendësuar këtë sistem me një tjetër me kosto 80 herë më të lartë. Beqaj është vampir, se ka urdhëruar të pakësohen 1 mijë operacione në muaj.

Kjo është të tallesh me qytetarët, në një mënyrë ose në një tjetër. Është cinizëm”, tha ai. Me të njëjtin arsyetim Berisha akuzoi Prokurorinë Special kundër Korrupsionit se amnistoi kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

“Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut?” Lideri i opozitës Berisha ka paralajmëruar se përtej denoncimeve demokratët do të përdorin protestat si formë reagimi kundër qeverisë Rama. “Zgjidhja është vetëm protesta e fuqishme popullore”, u shpreh Berisha.