90 për qind e mostrave të kanabisit (hashashit) të blera në rrugë, në zonën e Madridit përmbajnë gjurmë të feçes njerëzore, si dhe disa ndotës të tjerë që e bëjnë substancën të papërshtatshme për konsum njerëzor.
Kjo u demonstrua nga një ekip kërkimor spanjoll,l i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Alfonso X el Sabio në Madrid, i cili bashkëpunoi me kolegë nga Departamenti i Anatomisë dhe Embryologjisë së Universitetit Complutense.
Këto rezultate janë gjithashtu interesante për vendet e tjera, duke pasur parasysh se droga e shitur në kryeqytetin e Spanjës vjen kryesisht nga jashtë.
Mostrat
Shkencëtarët, të koordinuar nga Profesor Manuel Pérez Moreno, një profesor në Departamentin e Farmakologjisë të Universitetit të Madridit, kanë blerë 90 mostra hashashi, gjatë një periudhe 12-mujore ndërmjet Madridit dhe zonave fqinje.
Gjashtëdhjetë mostra iu nënshtruan analizës së aromës dhe ndotjes, përfshi origjinën sintetike dhe mikrobiologjike; tridhjetë të tjerat u testuan për praninë e Escherichia coli, një bakter që normalisht jeton në zorrët tona, por që herë pas here mund të shndërrohet në një patogjen të rrezikshëm, veçanërisht për shkak se ai tregon shenja të rezistencës antibiotike.
Rezultatet
Në disa raste kontaminimi i gjurmëve të fekaleve të zbuluara ishte qindra herë më i madh se kufijtë e lejuar nga ligji për frutat në Evropë dhe për kanabisin në Shtetet e Bashkuara.
Jo çuditërisht, 40 për qind e mostrave të kontaminuara me Escherichia coli, kishin erë të jashtëqitjes njerëzore./TCH