Potter ka provuar shijen e parë të humbjes te Chelsea. Në ndeshjen e 10 të tij te londinezët, mbërriti shkatërrimi nga Brighton me shifrat 4-1.
Pikërisht ishte ky ekipi ku ndodhej Potter përpara se të mbërrinte te londinezët. Deri tani, Chelsea kishte marrë 6 fitore dhe 3 barazime me anë të Potter.
Ndërkohë 10 minutat nuk i ndahen Armando Brojës, edhe kur ekipi është në humbje me shifra të thella. Me 3-0 u mbyll pjesa e parë, por sërish Potter mendoi që ta aktivizonte sulmuesin shqiptar vetëm në të 80.
Një nisje mbreslënëse ishte ajo e Potter në drejtimin e Chelsea. Trajneri i cili ishte pjesë e Brighton do të zëvendësonte Tuchel. Shumë dyshime kishte për këtë emër për shkakun e CV të tij, megjithatë në 9 ndeshjet e tij me londinezët, numërohen 6 fitore dhe 3 barazime.
Në ditën e sotme, Potter u kthye në shtëpinë e dikurshme, për të luajtur në transfertë ndaj Brighton. Mesa duket këtu mund të provohet shija e humbjes pasi pjesa e parë ndodhet në shifrat 2-0. Për më tepër, tifozët vendas kanë thumbuar trajnerin duke kënduar: “Do të shkarkojmë që nesër në mëngjes”.