osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Post-festivali i parë “antieuropian” i shqiptarëve!

Post-festivali i parë “antieuropian” i shqiptarëve!

Nga Mero Baze

Shqiptarët patën dje natën e parë anti-europiane, pas një kalvari kaq të gjatë këmbëngulës, për të qenë pjesë e Europës. Vlerësimet e jurisë së festivalit zyrtar evropian ishin zhgënjyese, edhe pse Shqipëria doli nga ky festival me një rekord, se zor që mund ta përsërisë ndonjë komb tjetër për vite të tëra, duke pasur tre këngëtarë të saj në finale.

Zhgënjimi nuk ka të bëjë aq shumë me pritshmërinë e tyre vetëm për këngëtarët shqiptarë, por me idenë fikse, se rezultati ishte një vendim politik dhe i marrë jashtë sallës, duke ngjallur reagimin e parë masiv kundër një standardi europian vlerësimi.

Të sigurtë se zëri i Bushpepës, profesionalizmi i Ermal Metës dhe performanca e Eleni Foureira, meritonin një vlerësim më dinjitoz, mijëra shqiptarë ndjehen të fyer me atë që ndodhi duke “bërë me shëndet” reagimin e parë negativ kundër “veseve” të Europës.

Dhe ky është një reagim i lirë, i pa manipuluar nga politika, por natyrisht i rënduar nga emocionet e një pritshmërie të lartë.

Por Europa nuk është një juri festivali dhe shqiptarët vetë nuk janë gjithnjë yje që duhen vlerësuar. Në shumë raste ata janë vërtet “dele e zezë” e Europës dhe beteja për t’u përballur me paragjykimet europiane për ne, nuk është e lehtë. Dhe mbi të gjithë nuk e kemi me aq përkushtim këtë çështje, përveçse festivalit.

Fjala vjen një nga deputetët hollandezë që ishte në Tiranë këtë javë, pyeste me seriozitet Kryeministrin e Shqipërisë, se “në çfarë mase zbatohet ligji i Sherihatit në Shqipëri dhe çfarë do bëjë qeveria për ta eleminuar atë”. Ishte kaq i vendosur dhe i bindur se ne si vend mysliman qeveriseshim nga “Sherihati”, sa donte vetëm përgjigje kur do mbaronte kjo histori.

Nuk është e vështirë ta sulmosh këtë deputet si injorant, apo të dizinformuar, por problem është se sinqeriteti i tij tregon se si na njeh ne Europa dhe sa pak kohë kanë të mendojnë për ne.

Për shumë prej tyre, ne jemi një vend krejt pa interes, i panjohur, i prapambetur, i pazhvilluar, i pashpresë dhe i pagdhendur, dhe me shumë legjenda urbane për banditizëm, shumicën e të cilave i formojmë dhe vetë.

Fjala vjen, nëse një deputet europian është i painformuar për Shqipërinë dhe shikon faqet e Facebookut të kryeministrave të Europës, ku PD çon dosje të fabrikuara për të krijuar idenë e një shteti bandit, ai fare mire mund të mendojë se jemi para një rreziku të madh, nëse Shqipëria bëhet pjesë e negociatave për në BE.

Nëse dikush përkthen në anglisht “qytetarin digital” me gjithë arsenalin e baltës së tij, ai mund të tmerrojë dhe ata europianë që na njohin si popull normal.

Prandaj beteja për të na njohur Europa dhe për të na pranuar, nuk është aq e lehtë, ashtu si beteja për të fituar Izreali një festival, ja kalon lehtësisë me të cilën kakaris një pulë.

Shqipëria ka bërë një hap shumë dinjitoz në Eurovizion, ka thyer rekorde historike të atij festivai dhe pavarësisht vlerësimeve burokratike, ajo trashëgimi do vlejë. Shembuj të tillë e thyejnë Europën e ngurtë ndaj nesh, më shumë se mijëra leksione vlerësimi për jurinë.

Por zemërimi anti-europian është i pavend. Përkundrazi, shuplaka që morëm nga ky vlerësim duhet të na bëjë të qartë për rrugën që na pret dhe pafuqinë që do të kemi shpesh  për ta ndryshuar gjendjen tonë, dhe kur jemi me të drejtën. E rëndësishme është që Eleni Foureira, i ka dhënë leksion jo vetëm këngëtarëve europianë, por dhe racizmit, Ermal Meta i ka dhënë leksion çdo ëndërrimtari që kërkon të arrijë diçka në jetë dhe Bushpepa ka treguar me qetësi, se ky vend ka ende fuqi të mahnisë me zërat që prodhon. Mos prisni ta ndryshojmë Europën me një natë dhe aq më tepër kur më shumë se Europa, ne shpesh e nxijmë vendin tonë për ambicjet tona të vogla.

Ftohtësia e Europës është një standard europian, më i vështirë për t’u gëlltitur, se entuziazmi ynë pro europian. Por,  “Non ti Abbiamo Fatto Niente!”, thotë Ermal Meta.