osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Poshtërsia e Zvicrës U21 me lojtarët shqiptarë? Hileja është se i aktivizon një ose dy ndeshje dhe u djeg mundësinë të luajnë për Shqipërinë

Poshtërsia e Zvicrës U21 me lojtarët shqiptarë? Hileja është se i aktivizon një ose dy ndeshje dhe u djeg mundësinë të luajnë për Shqipërinë

Zvicra po u vjen me hile futbollistëve me origjinë shqiptarëve. I shtrydh si limoni e në fund i flak tutje, sic bëri me Valon Behramin e sic ka bërë më parë dhe me lojtarë të tjerë. Duhet thënë se ekipet kombëtare të moshave në Zvicër janë plot me shqiptarë, por kjo është një taktikë e rrezikshme, pasi ajo i grumbullon, i aktivizon një ose dy ndeshje, sa për t’ua djegur mundësinë që të luajnë për Shqipërinë ose Kosovën.

Kjo taktikë tani është bërë thuajse zyrtare nga federate zvicerane. Valon Behrami duket se nuk do të merret si shembull nga të rinjtë shqiptarë, të cilët ende mendojnë se me Zvicrën ata do të arrijnë të kenë suksese dhe do të vlerësohen maksimalisht.

Numri i lojtarëve që i kanë thënë “Jo Shqipërisë” është shumë i lartë dhe shkak për këtë është bërë kombëtarja helvete. Edhe, sikur të mos mjaftonte ajo “Jo”, Zvicra po ndjek një politikë mjaft të zgjuar duke qenë se ua djeg lojtarëve mundësinë për të luajtur me një skuadër tjetër, megjithëse në takimet e tjera mund të mos jenë as në tribunë.

Pikërisht këto ditë, Zvicra U21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Bosnje-Hercegovinës, e në listën e bërë publike nga trajneri i kësaj grupmoshe, vihet re numri i lartë i futbollistëve shqiptarë, të cilët nëse aktivizohen në një ndeshje zyrtare, humbasin mundësinë të luajnë me Shpresat e Shqipërisë.

Nedim Bajrami, Toni Domgjoni, Mirlind Kryeziu e Bastien Toma janë shqiptarët të cilët janë grumbulluar për këto dy takime nga trajneri i Zvicrës U21, ndërkohë që në listën B është edhe emri i Albian Ajetit. Ky i fundit, me shumë gjasa do të debutojë me fanellën e skuadrës së parë të Zvicrës e në rast se ky debutim mungon, atëherë do të rikthehet te të rinjtë. Është fare e qartë që Zvicra po ndjek një politikë të ndyrë ndaj lojtarëve me origjinë shqiptare, sepse thjesht po i mban “peng”, në mënyrë që ata të mos zgjedhin direkt Shqipërinë ose Kosovën.