Spanjës i ka dalë haku i Gjermanisë. Kombëtarja e drejtuar nga Enrique është eliminuar nga Maroku dhe nuk arrin dot në fazën çerekfinale. Ndeshja u mbyll në shifrat 0-0 pas 90 minutave, po ashtu si edhe në kohën shtesë.
Nga ruleta ruse ishte një histori tjetër. Portieri i Marokut ishte i pakalueshëm teksa i priti të tre penalltitë e Spanjës. Për ta nisur nga Sarabia, Soler dhe Buskets, portieri i Seviljas, Bono, kuptoi dhe priti gjithçka. Kështu Maroku arriti të kualifikohet në çerekfinale dhe të eliminojë Spanjën
Një Portugali e frikshme u shfaq ndaj Zvicrës duke e shkaterruar 6-1
Luzitanët kanë siguruar çerfekfinalen, dhe tani do të përballen me Marokun.
Ka qënë një ndeshje e lehtë për të besuarit e Ferando Santos të cilët zhbllokuan sfidën me Ramos, ndërsa shënoi dhe Pepe duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë.
E dyta nisi po si e para. Portugalia shënoi dhe dy gola të tjerë për 4 minuta sërish Ramaos dhe Guerrero. Zvicra reagoi dhe gjeti golin e vetëm me Akanji.
Por për Ramos ishte mbrëmja e tij duke realizuar hat-trick. Sulmuesi i Benficës realizoi golin e 5, ndërsa i 6 u realizua nga Leao.
Vlen të theksohet se Ronaldo e nisi sfidën nga stoli duke hyrë në fushë vetëm në minutën e 73.