Portieri i Kombëtares Shqiptare dhe ekipit të Lazios, Thomas Strakosha, ka folur për “RTSH Sport” në lidhje me ecurinë e tij në Kombëtaren shqiptare. Numri një i portës laciale flet dhe për trajnerin aktual të Shqipërisë, Christian Panucci dhe “shqiptarin” Gianni De Biasi. Ai bën dallimin mes dy teknikëve.
“De Biasi ka bërë historinë e tij me Kombëtaren. Europianin e parë që kemi arritur e kemi bërë me të. Mua më dha debutimin dhe e falenderoj shumë. Panucci ka një objektiv akoma më të fortë. Tani kemi një grup të mirë, por e nisim sërish nga zero, pasi shumë lojtarë të rinj janë afruar.
Me De Biasin ishte pak më e lehtë, por me Panuccin jemi si ushtarë”, – tregon Strakosha. Mos vallë kanë nisur pakënaqësitë që tani? Humbja me Norvegjinë (0-1) dhe me Kosovën (0-3) të bëjnë që ta mendosh