osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Portali on-line i BE-së “Euractiv” plas b.ombën: Opozita po bllokon integrimin europian, ambasadorët perëndimorë janë të alarmuar nga skenarët e PD-LSI

Portali on-line i BE-së “Euractiv” plas b.ombën: Opozita po bllokon integrimin europian, ambasadorët perëndimorë janë të alarmuar nga skenarët e PD-LSI

Shqipërisë i rrezikohet ëndrra evropiane nga protestat e opozitës. Paralajmërimi jepet nga portali pranë BE “Euractiv”, i cili në një shkrim të gjatë pasqyron dhe analizon situatën politike në Shqipëri dhe shanset e vendit tonë për t’u anëtarësuar në familjen evropiane.

Sipas “Euractiv”, protestat e dhunshme të opozitës kanë vënë në pikëpyetje fatin evropian të Shqipërisë sepse nuk shihet nga vendet e BE si një vend i qëndrueshëm që e meriton çeljen e negociatave.

Në këtë mënyrë “Euractiv” akuzon partitë opozitare se me strategjinë e tyre për t’u përballur me qeverinë po bllokojnë integrimin evropian. “Bomba molotov dhe thirrje masive për dorëheqje. Situata politike në Shqipëri është e paqëndrueshme dhe po shpërthen, në një kohë kur e ardhmja e saj evropiane është në tavolinë dhe po kërcënohet ëndrra e Tiranës për t’u bashkuar me BE.

Vendet anëtare të BE do të vendosin në javët e ardhshme nëse do të hapin bisedimet e anëtarësimit me shtetin e brishtë ballkanik që pozicionohet mbi Greqinë në Adriatik. Por një krizë politike nuk po e ndihmon Shqipërinë të duket si një fqinj i qëndrueshëm ose sikur bashkimi i saj me BE do të jetë i shëndetshëm”, thuhet në artikullin e portalit të BE.

Ambasadorët të alarmuar nga skenarët e PD-LSI

Në shkrim “Euractiv” përmend edhe ndërkombëtarët. Sipas artikullit, ambasadorët e vendeve perëndimore janë alarmuar nga skenarët e dhunës në protestat e PD-LSI dhe për këtë arsye iu kanë dhënë ultimatum liderëve opozitarë që të frenohen nëse duan të mos pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE. Për të pasqyruar shqetësimin e ndërkombëtarëve për krizën e politikës shqiptare,

“Euractiv” ka bashkëngjitur edhe reagimet e ambasadës së SHBA dhe të BE. “Situata politike dhe aktet e dhunës kanë alarmuar diplomatët perëndimorë, të cilët kanë bërë paralajmërime të rregullta për udhëheqësit e opozitës dhe u kanë kërkuar të frenojnë dhunën nëse dëshirojnë të shohin përparim me BE. “Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet reformuese demokratike të Shqipërisë dhe perspektivat e vendit për të ecur përpara në rrugën e BE”, tha ambasada e SHBA në një deklaratë.

Por pavarësisht nga disa hapa përpara, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, tha se pret që të gjitha palët të bashkohen për të realizuar objektivin e integrimit të vendit në BE. Parisi gjithashtu dënoi dhunën që minon përpjekjet për reforma demokratike dhe dëmton imazhin e Shqipërisë”, vijon më tej artikulli.

Protestat e opozitës

Në vijim “Euractiv” bën edhe një përshkrim të situatës politike dhe të protestave të opozitës që po pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. “Në shkurt, përfaqësuesit e opozitës dolën nga Parlamenti dhe mbajtën një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama, i cili e ka udhëhequr vendin që nga viti 2013. Ata duan një qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme, dhe refuzojnë të negociojnë me Ramën, të cilin e akuzojnë për lidhje kriminale dhe korrupsion.

Lufta politike është “derdhur” në rrugë, me protesta javore që mbulojnë Tiranën me gaz lotsjellës dhe tym, ndërsa protestuesit përplasen me policinë dhe përpiqen të hyjnë tek ndërtesat qeveritare, duke hedhur fishekzjarrë dhe bomba molotov. Opozita, protesta e ardhshme e së cilës është paralajmëruar të dielën, gjithashtu u zotua të bojkotojë zgjedhjet lokale në fund të qershorit.

Gjatë tubimit të fundit, kreu i partisë kryesore opozitare, Lulzim Basha, iu kërkoi mbështetësve të bashkohen me kryengritjen për të përmbysur Ramën, duke kënduar: Liri ose vdekje! Demokraci apo vdekje! Unë ju bëj thirrje të rezistoni””, thuhet në artikull.

Mimoza Ibra