Analisti Baton Haxhiu tha se kjo deklaratë e Grenell nuk e përjashton mundësinë e ekzistencës së një dosje për Sali Berishën. Haxhiu tha se nuk ka simpati për Grenell për faktin se artikulimi i tij lë për të dëshiruar.
“Grenell është në tri vende, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë dhe në të tre vendet Grenell nuk punon falas. Asnjë amerikan me sa di unë nuk punon falas dhe esenca është për kë punon dhe kush e paguan në Shqipëri. Po shoh një polemikë në Serbi për faktin se ka një miqësi me ministrin e Financave dhe ka një kontratë për lobim. Por ç’ne te Berisha?”, tha Haxhiu.
Sipas analistit duhet parë se me cilat persona është takuar Grenell gjatë vizitave në Shqipëri për të kuptuar se për interesat e kujt lobon por nuk përmendi emra të përveçëm.