Nga Av. Romeo Kara
Nese debatuesit studentore rezultojne militante te opozites, atehere opozita e paska kuptuar qarte se ajo nuk ka nje fytyre te pranueshme te sajen per te bere opozite, per t’u bere zedhenese e se mires, per te rritur shpresen dhe per te ardhur ne pushtet.
Askush me mend në koke, nuk pret te rishohe ne pushtet Saliun e njemije e nje të zezave dhe Lulin qe pasi cartallosi rrugen Durres-Kukes-Morine, ia futi gjumin pese vjet ne bashkine e Tiranes.
Per me teper askush nuk do as t’a mendoje ciftin Meta-Kryemadhi si menaxhues te te ardhmes se shqiptareve.
Por te gjithe pa perjashtim duam dhe aspirojme per nje qeverisje me te mire se kjo qe kemi, pa taksa te disfavoreshme per popullin dhe parajse per oligarket.
Ne duam nje qeveri qe te jete sherbetore e popullit, e motivuar dhe me integritet, qe te punoje jashte interesave meskine dhe te jete zgjidhese e problemeve dhe jo vete problemi.
Ne duam nje qeveri qe te vije prej nesh dhe për ne, te ndaje me ne begatine dhe sakrificat, por fatkeqesisht akoma kemi nje qeveri ku ministrat punojne te pamotivuar ose per hesap te tyre, skutha te neveritshem dhe mekatues deri ne qelize, dhe asnjehere ne nivelin e jetes se popullit te thjeshte.
Nje pjese te ministrave vetem retorika i ndan nga Saliu, se shpirtin dhe veprat i kane te njejte.
Jane keta ministra qe sot i bejne dhurate Saliut dhe Monikes të drejten te na ligjerojne dhe te na shesin moral.
Jane keta ministra qe realizuan vrasjen e shpreses, se erdhen ne pushtet si sherbetore te popullit por perfunduan si padrone dhe oligarke te tij.
Kapakun kesaj pune i vuri dhe kryprokurorja e tredhur ne kurajo dhe vullnet, per te cuar dore per dore ministrat dhe ish ministrat perpara drejtesise, duke i dhene fund kasapahnes 30 vjecare ne vjedhje dhe korrupsion qeveritar.
Jane keto faktore, qe po ringjallin Saliun dhe Moniken, qe me moralin e Gjirit te Lalzit, po na serviren te konvertuar nga shejtane ne evlija.
Populli do vetem drejtesi dhe jo arrnime ne qeverisje, prandaj qeveria duhet t’i largoje sa me shpejt te paudhet brenda saj, perndryshe
shpresa do te vritet perfundimisht, duke krijuar nje situate qe me kujton shprehjen: na eshte ndyer shkopi nga të dy krahet dhe nuk dime nga t’a kapim.