osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pollo, i “vetësakrifikuari” politik për të qënë dashnori i ‘damës plakë’ Doris Pack. Ish deputetja gjermane karikohet vetëm nga Genci. Sulmonte dhe Berishën

Pollo, i “vetësakrifikuari” politik për të qënë  dashnori i ‘damës plakë’ Doris Pack. Ish deputetja gjermane karikohet vetëm nga Genci. Sulmonte dhe Berishën

Ish eurodeputetja gjermane Doris Pack ka një pasion të pashuar për Shqipërinë.

Ndoshta e ka Shqipërinë pasionin e jetës së saj, dhe si një gjermane nga viset e ftohta e pëlqen mesdhetaren.

Dhe zona e Mesdheut nuk përmbledh vetëm guzhinën e këtij lloji me prodhime deti apo me vajin e ullirit e uthullën brenda. Padiskutim që përmbledh dhe njerëzit, natyrën dhe vitalitetin e kësaj zone, tepër impulsive.

Zonja Pack, pikërisht për këtë vitalitet, gjallëri dhe rigjenerim ka pasur me sa duket më shumë nevojë, teksa është prezente në të gjitha ngjarjet në Shqipëri.

Shumëkush e mban mend zonjën Doris Pack më herët, jo tani kur është vënë me mish e me shpirt kundër Edi Ramës, aktualisht kryeministër i vendit.

Sulmi ndaj Edi Ramës me të drejtë dhe pa të drejtë është bërë tashmë ‘sport kombëtar’ nga të gjithë dhe me sa duket dhe vetë Rama e pret me dëshirë një sfidë të tillë.

Aq më tepër kur ka përballë langaraqë dhe njerëz në buzë të varrit politik, debati me të cilët e rigjeneron për fatkeqësinë dhe të shqiptarëve që po shohin se u ka mbetur në derë qeverisja e tij.

Kush merr vesh sadopak nga mjekësia e di se dhe vaksinat që parandalojnë sëmundjet e ndryshme, që nga fruthi e deri tek lija e dhenve, në përbërje të saj nuk ka asgjë tjetër vetëm mikrobet e sëmundjes, gjysmë të vdekura. Që kur hyjnë në trupin e njeriut, vaksinimi, përballën me antitrupat apo antikorpet që prodhon vetë organizmi.

Duke i gjetur gjysmë të ngordhura mikrobet e sëmundjes, antitrupat e prodhuara nga organizmi i njeriut i mundin shumë lehtë dhe me këtë rast fitojnë imunitet.

Fatkeqësisht kjo gjë po ndodh dhe me Ramën, i cili ka përballë politikanë por dhe aleatë ndërkombëtarë të këtyre politikanëve që janë gjysmë të ngordhur dhe fitorja mbi ta i jep imunitet.

Dhe Imuniteti i gjatë i Ramës ndaj kundërshtarëve është një shkatërrim për demokracinë në Shqipëri, por dhe për ecurinë e vendit pasi rrotacioni politik është i nevojshëm. Për më tepër që Rama tashmë në mandatin e dytë nuk qeveris, por bën vetëm spektakle.

Por le të kthehemi tek zonja Doris Pack dhe fakti se kush e karikon atë për të bërë deklarata për Shqipërinë dhe tashmë në buzë të varrit ku është në pensionim.

Kush kujton atë kohën e largët të vitit 2000 kur Genc Pollo tentoi të garonte përballë Berishës për postin e kryetarit dhe si shpërblim mori një të rrahur nga Paloka me miqtë e tij çka solli dhe largimin nga PD e themelimin e PDr, nuk ka si të mos kujtojë dhe Doris Packun.

Deri atëherë në mode ishte Leni Fisher ish shefja e Parlamentit Evropian që në mbrojtje të Berishës mori plot koncensione bakri në Shqipëri, por na solli nga Mali i Zi dhe një tren me helme, që gati sa nuk futën tërë veriun në kolaps në vitin 1994-1995.

Tashmë në skemë kishte dalë Doris Pack, ishte thirrur nga Genc Pollo dhe vepronte e sulmonte vetëm me urdhërin e Genc Pollos.

Asokohe Pollo ishte përballë Berishës dhe e luftonte fort atë, dhe deklaratat e Doris Pack kundër Berishës ishin proverbiale, duke e cilësuar deri diktator, njeri që ka vrarë në Shqipëri dhe që kishte shpërdoruar shansin e këtij vendi për tu integruar në BE para vendeve të ish Jugosllavisë që sapo dolën nga lufta.

E sulmonte Berishën se kishte thyer embargon e vënë nga OKB për ish Jugosllavinë dhe se kishte furnizuar makinën luftarake të Milosheviçit me naftë shqiptare.

Sulmet e Doris Pack kundër Sali Berishës, asokohe kryetar i opozitës shqiptare vijuan gjatë, deri në fillimin e vitit 2005.

Kupola e PD, gazeta e kësaj partie RD e deri tek mediat afër Berishës e cilësonin Doris Pack të dashurën plakë të Genc Pollos.

Më të drejtë ose jo kështu e cilësonin, dhe kush dyshon për këtë që themi, të shohë arkivat në bibiotekën kombëtare se gjen “thesare” me këto akuza.

Por sulmet e Pack ndaj Berishës dhe anasjelltas u ndërprenë në fillim të vitit 2005, kur lideri i PD në atë kohë e kuptoi se për t’i mbyllur gojën Doris Pack duhet të ftonte Genc Pollon në PD.

Gjithçka u ndërpre si me magji dhe Doris Pack me urdhër të Pollos u kthye në një mbështetëse e fortë e Berishës, pavarësisht se vite më parë kishte kërkuar deri përjashtimin e PD nga parti anëtare me kusht në PPE.

Berisha përdori “kurën” Pollo për të qetësuar Doris Pack.

Tani Genc Pollo dhe gjithë drejtuesit e PDr që la në opozitë dhe shkatërroi PD në atë kohë kanë kapur drejtimin aktual të Partisë Demokratike, që nga kupola e deri në bazë.

Lidershipi i PDr nga Pollo, Shehu, Xhaferaj, Bozdo, Çollaku etj kanë kapur postet kyçe në PD.

Dhe për pasojë dhe Doris Pack detyrohet të ngrihet nga pensionimi i thellë sa herë t’ia lypë Genc Pollo për të sulmuar kryeministrin Edi Rama. Siç po ndodh dhe tani që sulmon qeverinë shqiptare, me akuzën se po godet deputetin gjerman Gunther Krichbaum.

Pack karikohet vetëm kur ia kërkon Pollo dhe gojët e liga thonë se është ndoshta rasti i vetëm në Evropë, kur një politikan ‘vetësakrifikohet’ për të qënë dashnori i një zonje plakë si Doris Pack thjeshtë dhe vetëm për mbështetje ndërkombëtare politike.

Por nuk i ka dalë keq sakrifica, pasi Pollo falë kësaj sakrifice po qëndron në nivelet më të larta politike. Ka bërë dhe lekë, duke qënë tetë vite ministër në qeveritë Berisha 1 dhe Berisha 2.

Dhe Doris Pack dhe sot ka reaguar pas konferencës së Lulzim Bashës, që i qante hallin Gunther Krichbaum, se po sulmohet nga Rama.

“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij: të gjithë mund të blihen + shiten. Turp për të + gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan Pack.

Deklaratë kjo e kërkuar nga Pollo, që dhe nga paraqitja fizike është një gjerman i vërtetë, por që është me natyrë mesdhetare. Siç e pëlqen dhe Doris Pack./Pamfleti.com