Politikani më i fuqishëm në Rumani, Liviu Dragnea është burgosur me 3 vite e gjysmë burg nga Gjykata Supreme e vendit. Vendimi për burgosjen e tij, erdhi menjëherë pasi partia e Dragnea pësoi humbje në zgjedhjet e BE. Gjykata Supreme e Rumanisë ka mbështetur vendimin e një gjykate vendore duke hedhur poshtë kërkesën e apelit të Dragneas.
56 vjeçari Dragnea, kishte apeluar verdiktin e vitit 2018 për ndikimin në një konkurs pune ku ai kishte favorizuar dy gra që ishin anëtarë të partisë së tij.
Dragneas iu është mohuar e drejta për të qenë kryeministër për shkak të akuzave se ka manipuluar zgjedhjet. Ndërkohë ai konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Rumani dhe si njeriu që udhëheq me kryeministrin Viorica Dancila.
Ai pritet të futet në burg 24 orë pas vendimit të sotëm. Ndërkohë partia e tij PSD, ka pësuar humbje edhe në garën për Parlament Evropian. Pas Gruevskit në Maqedoninë e Veriut, Dragnea është lideri i dytë në vendet e Ballkanit që dënohet nga një gjykatë vendase.