Një aksident tragjik në Bullgari iu mori jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm 46 turistëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Në mesin e viktimave është dhe vajza 27-vjeçare e politikanit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Muhadin Brava, Sumeja Brava.
Muhedin Brava është përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët. Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës.