Rediart Cankja dhe Shpresa S. do te qendrojnë në arrest me burg deri në tetor. Dy dite me pare në makinën me të cilën lëviznin u gjetën rreth 3 kg heroinë.
Sipas të njëjtave burime, gjatë marrjes në pyetje, të dy kanë mohuar të kenë dijeni për sasinë e drogës së gjetur në makinën, në pronësi të shtetases nga Kosova, Shpresa S.
43 vjeçja është një këngëtare e muzikës popullore që përforcon në komunitetin shqiptar në Antwerp të Belgjikës, por edhe në vende të tjera të Europës, raportuan më herët mediat belge.
Shpresa dhe Rediarti ishin rrugës për një shfaqje në Gjenevë të Zvicrës, kur u ndaluan në kufirin franko-zviceran në Viry. Agjentët e doganës zbuluan tre kilogram heroinë në një vend të fshehur në makinën e tyre.
Rediart Cankja është i njohur në jetën politike në Kosovë dhe Belgjike. Cankja rezulton të jetë zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, raportuan mediat në Kosovë, pas lajmi të arrestimit të tij.
Cankja, në vitin 2017 ishte zgjedhur kryesues i Këshillit të Qendrës së VV-së në Belgjikë. Madje për këtë partia e Albin Kurtit kishte njoftuar edhe zyrtarisht nëpërmjet një komunikate për media.
Teksa zgjedhjet lokale afrohen në Belgjikë, Rediart Cankja është në vendin e 46-të të listës së partisë “CD & V” në Antwerp dhe në vendin e dhjetë të listës së “CD & V” në Ekeren.