osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Politikanët që kanë vila në Lalz s’raportojnë dëmtimet nga tërmeti. Frikë nga dekonspirimi i pronësisë mbi këto pasuri

Politikanët që kanë vila në Lalz s’raportojnë dëmtimet nga tërmeti. Frikë nga dekonspirimi i pronësisë mbi këto pasuri

Tërmeti që ra ditën e djeshme në Shqipëri dhe që vijoi sërish me intensitet më të ulët dhe mëngjesin e ditës së sotme, e kishte epiqendrën në gjirin e Lalzit dhe Adriatik.

Nëse u raportuan dëmet e vogla të shkaktuara, që nga disa ndërtesa private të vjetra në fshatrat rreth Lalzit, Teatri dhe Ministria e Bujqësisë në Tiranë, nga Lalzi s’ka asnjë informacion.

Fshati turistik ku kanë vilat e tyre pjesa më e madhe e kupolës politike, duke filluar nga Presidenti aktual, ish kreu i LSI Ilir Meta, ish kryeministri Sali Berisha dhe një sërë ministrash, ish ministrash, zyrtarësh dhe ish zyrtarësh të lartë s’janë raportuar dëme.

Eshtë një sinjal i mirë ky që, pikërisht Lalzi, epiqendra e tërmetit prej 5.2 ballësh që ra ditën e djeshme, nuk ka asnjë dëmtim nga ky fenomen i natyrës.

Por kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi burimet nga Lalzi na informojnë se ka pasur dëmtime serioze në disa vila të politikanëve dhe zyrtarëve që jetojnë aty.

Mësohet se ka çarje muresh, ka rënie suvaje, ka lëvizje trualli në afërsi të themeleve të vilave, pa përmendur këtu dëmet tek orenditë shtëpiake dhe qelqurinat.

Pa dhënë asnjë info për këto dëme, janë thirrur me urgjencë ustallarë privatë për të meremetuar në kohë rekord të gjitha dëmet dhe rikthyer vilat në gjendjen e mëparshme.

Mësohet se kujdesi për të fshirë të gjitha dëmet dhe për të mos raportuar asnjë dëmtim nga tërmeti ka të bëjë me faktin se politikanët dhe zyrtarët e lartë që jetojnë në ato vila në Lalz, nuk kanë dëshirë të deklarojnë zyrtarisht pronësinë mbi to.

Sepse, një verifikim në vend i organeve përkatëse të emergjencave për këto vila, do të nxirrte dhe pronësinë e vërtetë të tyre. Pasi emrat mbi të cilët janë vënë vilat, janë njerëz të vobektë.

Ky tërmet ishte një shans i mirë për të verifikuar pasuritë e fshehura të politikanëve shqiptarë, duke filluar menjëherë nga Lalzi.

Por pronarët e vërtetë janë treguar më të shpejtë, teksa nuk kanë raportuar asnjë dëm nga tërmeti ndërkohë që kanë riparuar privatisht dhe me shpejtësi gjithçka të dëmtuar./Pamfleti