osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Politikanët e babëzitur shqiptarë që i rrisin rrogën vetes! Një histori me Kadri Roshin dhe brigadierin

Politikanët e babëzitur shqiptarë që i rrisin rrogën vetes! Një histori me Kadri Roshin dhe brigadierin

Nga Ilir Çumani

Vite më parë, (kur ishte gjallë), aktori i madh i skenës dhe i ekranit shqiptar Kadri Roshi, pati një takim me simpatizantët e tij dhe artdashësit në qytetin e Lushnjës.

Në atë takim të përzemërt që zhvillohej në sallën e kinoteatrit të atij qyteti, ai do të rrëfente para publikut të pranishëm një ndodhi që vinte qysh nga koha e viteve të fundit të regjimit komunist.
Ishte një ndodhi, si shumë prej ngjarjeve dramatike dhe groteske që i prodhonte me shumicë ajo kohë e çmendur. Ndodhi e mbushur me paradokse absurde dhe të çuditshme.

Asokohe, e gjithë shoqëria shqiptare ishte e detyruar të jetonte në shkelje të dinjitetit njerëzor, përmes një modeli jetese me rregulla të kufizuara e barazitiste, me të njëjtin standard jetese për secilin.

E gjitha kjo, ndërtoi statuquonë e një shoqërie të frustuar e të frikësuar, e zhytur thellë e më thellë në një mjerim antivlerash dhe skamjeje, e lodhur dhe e drobitur në një varfëri ekstreme me triska e tollona të racionuara ushqimore.

Përmes rrëfimit krejt origjinal e me nota të theksuara sarkastike, narrativa e Kadri Roshit në atë takim me simpatizantët e tij, merrte jo vetëm nuanca humori nga përshkrimi i situatave dhe rrethanave të ngjarjes, por më së shumti përcillte edhe një mesazh tek të gjithë të pranishmit në atë sallë të madhe, ku hera herës pati ilaritet dhe të qeshura që shoqëroheshin pafund me brohoritje e duartrokitje frenetike për aktorin e madh.

Aktori rrëfeu se si një brigadier në një ish-ndërmarrje të peshkimit në Lagunën e Karavastasë së Divjakës, së bashku me brigadën e tij të peshkatarëve zinin çdo ditë peshk për furnizimin e popullatës.
Kjo ishte puna e përditshme që bënin punonjësit e asaj ndërmarrjeje shtetërore peshkimi.

Kur gjuetia për peshkim shkonte mbarë, e gjitha sasia e peshkut soditej nga vështrimet e gëzuara dhe fytyra të qeshura të brigadës së peshkatarëve.

Suksesit të tyre i bashkoheshin të gjithë banorët e pranishëm atje, të cilët i gëzoheshin fryteve të punës të një dite tejet të lodhshme, që në fund të fundit i gjithë mundi i punëtorëve të peshkimit i’a kishte vlejt.

Pas përfundimit të gjuetisë, përpara se të bëhej bilanci i normës në fund të ditës dhe të sistemohej peshku në arka për tu shpërndarë për konsum në popull përmes rrjetit të njësive të tregëtimit, fillimisht brigadieri së bashku me të tijët, një pjesë jo të vogël të sasisë së peshkut e ndanin mes vetes së tyre.
I pari që nuk i përmbahej gëzimit dhe binte në sy të të gjithëve ishte brigadieri i ndërmarrjes së peshkimit.

Ishte një burrë shtatlartë, me mustaqe, me barkun e madh dhe mollëzat e faqeve që i kuqëlonin nga shëndeti i tepërt, i cili, gjithë neps e babëzi i shqyente sytë nga peshku i zënë prej peshkatarëve.
Ai, prej tundimit, e niste refrenin e përditshëm duke drejtuar gishtin tregues tek peshku më i madh mes belbëzimit ndër dhëmbë:

“Ky peshku i madh fare është për mmmuuuu….! Edhe ky tjetri më i madh është për mmmuuuu….! ….Edhe ai tjetri që është pak më tutje është për mmmmuuuuu….!”

Brigadierit trupmadh, s’i ndalej që s’i ndalej prej gojës fjala “mmmuuuuu….!”

Nuk lodhej e nuk lodhej së përzgjedhuri, deri sa të gjente edhe peshkun e fundit të madh, duke lënë për arkat që priteshin të mbusheshin dhe të çoheshin për tu shpërndarë në popull vetëm peshqit e vegjël dhe cironkat….
Njëri nga të pranishmit që e ndiqte atë skenë groteske, del si më i guximshëm nga të tjerët dhe i thotë brigadierit:

“Aman, o shoku brigadier, të mbeti goja duke thënë vetëm “mmmuuuuu…!!!”

Edhe lopa që është lopë, gjithmonë bën “mmmuuuu….”, por të paktën ajo na jep çdo ditë qumësht që të hamë të gjithë….!”
“Po pse jam brigadier”, – ia priti brigadieri barkmadh me faqet shend e verë.

Çfarë pret nga unë, që të them: “Tyyyyyy….!?”
Në sallë plasi e qeshura dhe duartrokitjet nuk pushonin…

Kjo rrëfenjë e gjigandit Kadri Roshit më erdhi në mendje për të disatën herë gjatë këtyre ditëve, kur më datën 25 maj 2023, në seancën e Parlamentit shqiptar ndodhi diçka e pazakontë në historinë e parlamentarizmit shqiptar, i cili nxorri cullak anën jo njerëzore dhe aspak empatike të një klase të tërë politike.

Ishin mbledhur si asnjëherë tjetër deputetët e të gjitha krahëve politike, për të miratuar (rrufeshëm pas zgjedhjeve) me një urgjencë të çuditshme paketën e ligjit për “Reformën e Pagave” në Republikën e Shqipërisë.