osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Politika të reja dhe vendime nga qeveria për forcimin e SPAK-ut dhe BKH-së: Njësie speciale që do gjurmojë paratë e pista dhe përgjoi pushtetarët

Politika të reja dhe vendime nga qeveria për forcimin e SPAK-ut dhe BKH-së: Njësie speciale që do gjurmojë paratë e pista dhe përgjoi pushtetarët

Ministria e Drejtësisë parashikon që brenda vitit të ardhshëm të ketë gati legjislacionin e duhur për të bërë të mundur procesin e rekuperimit të aseteve të krimit e korrupsionit, teksa parashikohet fuqizimi i BKH-së përmes rekrutimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke përfshirë ngritjen e një njësie efektive të përgjimit parandalues, njësisë së vlerësimit të rrezikut dhe njësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar funksional brenda vitit 2025.

Këto ndryshime janë paralajmëruar në dokumentin e Masave Prioritare të Politikave në fushën e shtetit të së drejtës të sapo bërë publike nga Ministria e Drejtësisë. “Fuqizimi i Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve të hetimit administrativ dhe punës operacionale në lidhje me fushat e ndjeshme ndaj korrupsionit brenda vitit 2025.

Funksionalizimi i plotë i Sistemit të Menaxhimit të Rasteve për Praktikat Korruptive brenda vitit 2024. Fuqizimi i BKH-së përmes rekrutimit të oficerëve të Policisë Gjyqësore, duke përfshirë ngritjen e një njësie efektive të përgjimit parandalues, njësisë së vlerësimit të rrezikut dhe njësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar funksional brenda vitit 2025.

Rritja e numrit të aksesit dhe ndërveprimit në bazat e të dhënave për SPAK, prokuroritë dhe BKH brenda vitit 2025”, thuhet në dokument. Pra, duket qartë se SPAK dhe BKH jovetëm që do t’i japin fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri, por do të kthehen në makth për pushtetarët e korruptuar dhe kriminelët e rangut të lartë.

Forcimi i SPAK dhe BKH

Më tej në dokument parashikohet rritja e numrit të aksesit dhe ndërveprimit në bazat e të dhënave për SPAK, prokuroritë dhe BKH brenda vitit 2025, si dhe forcimi i kapaciteteve të SPAK dhe BKH për të kryer hetime më proaktive për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe sulmin e grupeve kriminale të përfshira në akte kriminale të korrupsionit, krimit financiar dhe krimit të organizuar, brenda vitit 2030.

“Forcimi i kapaciteteve të SPAK dhe BKH për të kryer hetime më proaktive për parandalimin, gjurmimin, zbulimin dhe sulmin e grupeve kriminale të përfshira në akte kriminale të korrupsionit, krimit financiar dhe krimit të organizuar, brenda vitit 2030.

Ngritja e kapaciteteve për shkëmbimin e informacionit dhe zhvillimin e operacioneve të ndërsjellta me agjencitë ligjzbatuese, në nivel rajonal dhe me partnerë ndërkombëtarë, brenda vitit 2030. Konsolidimi gradual i një historiku solid të hetimeve, ndjekjes penale dhe gjykimit të rasteve të korrupsionit, duke përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë brenda vitit 2030.

Krijimi dhe konsolidimi gradual i një historiku solid për hetimet pasurore dhe për pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara brenda vitit 2030”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Drejtësisë, i cili është nxjerrë për konsultim publik në faqen zyrtare të këtij institucioni, ku mes të tjerash theksohet se këto ndryshime do të bëjnë të mundur një vit më pas, në 2025, edhe ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve si njësi e specializuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.