osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Politika s’e ndal dot reformën në drejtësi: Qytetarët të mos dëgjojnë Berishën sepse është e keqja e vendit!

Politika s’e ndal dot reformën në drejtësi:  Qytetarët të mos dëgjojnë Berishën sepse është e keqja e vendit!

Prishja e Teatrit Kombëtar, deklarata e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim se politika punon pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi, thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për revolta dhe ideja e presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Këshill Politik që të kontrollojë zbatimin e reformës në drejtësi, kanë qenë disa nga çështjet të cilat janë komentuar gjerësisht nga ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën “SOT”, u shpreh se është pro prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se debati i ngritur për këtë është shterpë, për sa kohë që politika ka futur hundët tek kjo çështje. Duke u ndalur tek aludimet se ka politikanë që duan të bllokojnë reformën në drejtësi, zoti Klosi theksoi se ata nuk kanë për të ndalur atë. Sa i takon thirrjeve të ish-kryeministrit Sali Berisha për revolta, ish-kreu i SHISH kërkoi nga qytetarët që të mos e dëgjojnë atë, pasi sipas tij, ai është një politikan që i ka shkaktuar mjaft vuajtje këtij vendi.

-Zoti Klosi, si e sheh reagimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim? A po punon politika pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi?

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim duhet të dijë dhe madje ka më shumë informacion deri sa guxon dhe përdor shprehje kaq të rëndë se politika po punon pas krahëve për të vrarë reformën në drejtësi. Kështu që, nuk dyshoj fare që ajo i ka hedhur këto fjalë dhe shprehje në hava (fjalë) ato llafe, pasi ka prova e fakte konkrete se politikanë të caktuar duan të minojnë reformën në drejtësi.

-Sipas jush kush nuk e do reformën? A mund të flasim me emra?

Jo, nuk mund të flasim me emra, por nga ana tjetër di të them se ka politikanë që nuk e duan reformën në drejtësi dhe për rrjedhojë kanë frikë nga ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit! Ka politikanë që nuk e duan reformën dhe madje dua t’ju them se janë njerëz të rëndësishëm, andaj dhe nuk mund të flasim me emra! Pra, nga kjo pikëpamje dhe që ta bëj më të thjeshtë për ju dhe qytetarët reformën në drejtësi nuk e duan ata politikanë dhe njerëz të drejtësisë që janë të frikësuar nga darët e reformës.

-A mendon se PS, PD dhe LSI janë bashkë në këtë mes kundër reformës?

Jo! Mendoj se ka nuanca të ndryshme sa i takon përgjigjes që dua të bëj për këtë pyetje. Së pari dua të theksoj se Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë brenda tyre politikanë apo njerëz që nuk e duan reformën. Dhe për këtë të jeni të sigurtë. Por nga ana tjetër dua të shtoj se ka nuanca të ndryshme sa i takon këtyre tre forcave politike. Mirëpo, mendoj se PS po bën punën e saj dhe falë kësaj mazhorancë janë aprovuar të gjitha ligjet dhe kjo forcë politike nuk ka hedhur ide kundër reformës. Unë nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Partia Socialiste të sulmojë apo intimidojë reformën në drejtësi. Megjithatë edhe kjo forcë politike mund të ketë tek tuk ndonjë vërejtje, por unë dua që ta ndaj PS nga dy partitë e tjera. Madje, dua të them se Partinë Socialiste e ndaj lehtëshëm nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat shpesh i kemi parë të sulmojnë, intimidojnë dhe akuzojnë reformën në drejtësi.

-Presidenti Ilir Meta ka dalë me një platformë për integrimin, ku ka kërkuar që një Këshill Politik të kontrollojë zbatimin e reformës në drejtësi. Si e shihni platformën dhe a është normale që 3 politikanë të ulen bashkë dhe të vendosin nëse i ka mbaruar mandati kreut të KED dhe cilët ligje duhen ndryshuar?

Ideja e hedhur nga presidenti Ilir Meta për të ngritur një Këshill Politik të kontrollojë zbatimin e reformës në drejtësi më duket absurde dhe tejet e pakuptimtë. Për mendimin tim politikanët e kanë mbaruar misionin e tyre dhe ata nuk kanë më punë t’i afrohem reformës në drejtësi e jo më të ulen bashkë dhe të kontrollojnë atë. Pra, dua të them se politikanët votuan ndryshimet kushtetuese, votuan ligjet në korrikun e vitit 2016 dhe kaq ishte puna e tyre. Kështu që, tani topi është në fushën e drejtësisë dhe s’ka më punë politika. Mos harroni që futën hundët dhe duart politikanët, prandaj dhe reforma është vonuar kaq dhe është zvarritur kaq shumë. Kjo do të thotë se tani nuk është më koha që politikanët të merren me këtë dhe të kërkojnë të fusin dhe monitorojnë reformën. Boll më me këtë ping-pong. Reforma në drejtësi duhet lënë dhe tani ka ardhur koha që ajo të kontrollojë politikanët duke iu kërkuar llogari se si i kanë bërë paratë apo përse kanë shkelur ligjet dhe abuzuar me paratë e qytetarëve. Politika ka punën e saj, ndërsa drejtësia ka punën e saj, prandaj janë ndarë pushtetet.

-Ka aludime që ambasadorja Kim ka reaguar ndaj presidentit Ilir Meta. Ju si mendoni?

Po, e kam dëgjuar këtë aludim! Por unë nuk kam faktet që ka ambasadorja. Kështu që, unë nuk mund të mendoj sikundër mendon ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim, pasi kjo e fundit di shumë gjëra, madje shumë më shumë nga sa ju mendoni. Megjithatë, më vonë do t’i marrim vesh gjërat dhe do të zbulojmë si ka qëndruar e vërteta. Pra, që t’i vëmë kapak këtij debati, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim nuk flet në hava (ajër), zonja Yuri Kim flet në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, kështu që askush nuk duhet të vërë në dyshim fjalën e saj! Kjo do të thotë se kur flet ambasada këtu, ka folur SHBA. Ndërkohë, dua t’ju them se reforma në drejtësi është prodhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, të cilët nuk kanë për të lejuar politikanët vendas që ta zvarrisin dhe ta hedhin në erë atë.

Ç’ka do të thotë se deri tani kemi parë politikanët që e kanë vonuar implementimin e reformës në drejtësi dhe kanë tentuar ta pengojnë, por nuk kanë shanse ta bllokojnë apo kthejnë pas. Nga kjo pikëpamje unë e kamë thënë edhe më herët që kam besim tek reforma në drejtësi, për sa kohë që e kanë marrë përsipër amerikanët dhe europianët ta bëjnë. Kështu që, fakti që politikanët po tentojnë bllokimi apo zhbërjen e reformës në drejtësi tregon qartë se ata kanë merak apo frikë se partnerët dinë diçka për ta dhe duke qenë se po troket ora e së vërtetës ku do të marrë fund pandëshkueshmëria, grupet e interesit janë hedhur në sulm apo kanë nisur ofensivën. Por kot e kanë dhe nuk kanë për t’ia arritur qëllimit.

-Debat tjetër i ditëve të fundit është shembja e Teatrit Kombëtar. Keni një koment mbi vendimin e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për ta shembur?

Po kam një koment. Unë kam qenë dhe bëj pjesë tek personat që janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Nga kjo pikëpamje dua të them se ky debati për Teatrin Kombëtar është i kotë, pasi ajo ishte një godinë që nuk përfaqësonte asnjë lloj tradite, po fare. Duhet të kuptoni dhe këtu e theksoj se Teatri Kombëtar nuk është ndërtesa, teatri janë artistët e tij, ata që kanë qenë dhe që janë. Kështu që kjo punë nuk ka lidhje fare me ndërtesën. Të njëjtat gjera dhe skena mund të ishin vënë në skenë edhe në ndërtesa të tjera. Arti mund të bëhet dhe në rrugë. Si përfundim unë dua të them se Tiranës dhe Shqipërisë i duhet një Teatër i ri Kombëtar dhe kaq.

-Opozita shfrytëzoi teatrin për të nisur protestat. Si e komentoni axhendën e PD-LSI?

Shiko! Problemi i Teatrit Kombëtar para se të prishej, por edhe tani që godina u prish është politizuar shumë. Nga kjo pikëpamje dua të theksoj se politizimi i kësaj kauze është defekti i të gjitha problemeve shqiptare, ku në rastin më të parë politika fund hundët atje ku nuk duhet. Dhe mos harroni që thjesht politizimi i kësaj çështje dhe kauze solli sot këtë përçarje të madhe lidhur me teatrin.

Nuk e sollën artistët, ata kanë opinionin e tyre, ka nga ata që duan një teatër më të mirë dhe këtë janë shumë, por ka edhe nga ata që donin atë teatër pasi ishte i traditës dhe vepër kulturore. Faji në këtë fabulë është i politikës dhe sa herë kjo e fundit është futur diku, protestat apo kauzat veniten apo treten. Pra, sapo politika fund hundët në një vend, problemet acarohen dhe pastaj bëhet gjithçka si në politikë, ku është lëmsh gjithçka.

-Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që qytetarët të dalin e të mbështesin artistët duke hequr një paralele me revoltën e Spaçit. Ju duket normale?

Thirrjet e presidenti Ilir Meta që qytetarët të dalin e të mbështesin artistët duke hequr një paralele me revoltën e Spaçit mua nuk më duken fare normale. Kaq, nuk kam koment tjetër!

-Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha do vetëm kaos. Si shpjegohet që doli sërish e bën thirrje për revolta?

Ja pra kjo është ajo që thashë më sipër. Pra, ju praktikisht po më jepni argumenta që politika nuk rri dot pa futur hundët në një kauzë apo në një çështje. Sa herë që fund hundët politika në probleme që nuk i takojnë fare asaj, gjithmonë bëhet çorap. Kështu edhe kjo puna e thirrjeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë kuadër është. Saliu kërkon dhe e paska thënë troç që qytetarët të dalin në revolta, duke shfrytëzuar kauzën e prishjes së Tetarit Kombëtar për të çuar vendin në kaos dhe mosbindje civile. Berisha nuk ka më shanse dhe populli as e çan kokën për Saliun. Ky i fundit tanimë nuk ka më këllqe dhe vetëm sa bën zhurmë kot. Berisha është e keqja e këtij vendi dhe duhet të përgjigjet për mëkatet dhe gabimet me dashje që ka bërë.

-Po sa i takon reformës zgjedhore? Pse PS dhe PD nuk e duan ndryshimin e sistemit?

Ideja e hedhur nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës, Yuri Kim që palët të marrin në konsideratë sistemin danez është një opsion. Por që të dalë tek pyetja juaj, dua të theksoj se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk e duan ndryshimin e sistemit, kjo për faktin se edhe ndryshimet e kërkuara apo modifikimit që flitet se do të merren në konsideratë nga tryeza e reformës zgjedhore janë tejet sipërfaqësore, apo të lehta. Pra, ndryshimet që flitet se do të bëhen janë të lehta dhe në thelb nuk prekin sistemin zgjedhor, sikundër janë depolitizimi i komisioneve, financat e partive, që janë ndryshime administrative. Si përfundim PS dhe PD nuk e kanë dashur ndryshimin e sistemit zgjedhor.

-Viti që vjen është vit zgjedhor. Keni një ide si mund të shkojnë gjërat? Ka gjasa që LSI dhe PS të jenë bashkë?

Jo! Nuk ka shanse që Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të bëhen bashkë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Këtë e ka thënë edhe Edi.

Intervistoi: Rigels Seliman