osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Politihale Albania” maskarenjtë që kanë humbur rrrugën në oborrin e shtëpisë së tyre!

“Politihale Albania” maskarenjtë që kanë humbur rrrugën në oborrin e shtëpisë së tyre!

Nga Anri Bala

Nuk janë të dehur as të trimëruar, por të frikësuar për të ardhemen e tyre, që do të thotë për jetën e tyre, të cilën e kanë ndërtuar mes vorbullës së një mijë e një të zezave. Nuk dihet se kush ua ka mbushur mendjen se janë të domosdoshëm, vlejnë, janë politikan, por në të vërtet janë “politihalen”, për ne dhe për miqtë e huaj… “ndërkombëtarët”, që ngelin të shokuar kur shikojnë një mutacion të tillë, të racës së veçantë të drejtuesve të grupimeve politike shqiptare.

Vertetë duhet të ndjehemi keq, kur këta njerëz kanë marrë peng vendin dhe ne heshtim dhe cicërijmë nëpër rrjete sociale, si ushtarë të kësaj shpure idiotësh, duke i gënjyer ata që nuk na njohin dhe veten që tashmë po e njohim… se sa vlejmë.

“Politihalet” e këtij vendi kështu do vazhdojnë të sillen, kur as që e kanë idenë se çfarë do të thotë politikë, e që me fjalorin e tyre prej dallkaukësh e përkthehejnë: “Të jetosh si mbret pa bërë asgjë, vetëm duke u çjerrur e ulëritur, duke vjedhur e grabitur, duke qarë e duke sharë… në emër të popullit, që në fakt nuk do t’i ushqente as me bar po ta dinte se sa vlejnë”.

Të humbasësh rrugën në oborrin e shtëpisë tënde kur je esëll, i pa pirë, më e pakta duhet të jesh i çmendur. Të sillesh si një “lolo” oborri pa pikën e turpit dhe të drojës, përsëri është çmenduri.

Të tallësh dhe flasësh përçartë para gjithkujt, në emër të popullvotuesit si çlirimtarë, ti që nuk liron dot as ushkurët e poturreve të tua, është mburrje prej të “marri”. Por, meqë nuk po gjendet doktor për ju, që të na shpëtoni edhe ne por edhe veten tuaj, kthehuni andej nga keni ardhur… në mitrat qe ju kanë ngjizur, në gopin e nënave tuaja, e që kam frikë se edhe atje nuk do ju pranojnë, sepse nuk do i’u njohin si jeni transformuar.

A e dini se këto të huaj, që po mundohen tu tregojnë rrugën për të hyrë në shtëpinë tuaj, ju njohin më mirë sot, ndaj qeshin dhe gajasen pas krahëvë tuaj, siç tallet një njeri normal me një të dehur, por ne na dhemb kur thonë “albanien hesapi”, kurse ju as që u bënë përshtypje sepse jeni hale hesapi.

Jemi të sigurtë, që ju kurrë nuk do mund ta gjeni derën e shtëpisë suaj, kur nuk e gjetët dot as pas 30 vitesh, por ne pse duhet të presim që ta gjeni derën, kur e kemi shumë më të lehtë tu tregojmë portën e qafëthyerjes në rrugën pa kthim në pushtet?! Ju do vazhdoni të rrokulliseni në majmjen tuaj prej idiotësh, deri kur t’iu shkrijë ai që duhet tu kishte shkrirë dhe tretur me kohë, e që për çudi ka pranuar të tretet vetë nga hallet e poshtërimet…

Nuk ua kishte borxh njeri që në vitin 2020, Shqipëria të përfundonte në një protektoriat i shumë “zaptuesve” që në fakt na duan më shumë se sa ju që na kanë udhëhequr, na udhëhiqin dhe ata që duan ta riprovojnë të na udhëheqin, qe i harruan ata që na kanë bërë..peshqesh.

Jo se të huajëve u qanë zemra për ne, por u dhemb “kallo” që mund tu shkelim nesër, duke kaluar para këmbëve të tyre symbullur. Ata habiten se sa lirë e shesin vendin dhe veten politihalet tonë dhe meqë kanë kohë boll, pse mos të argëtohen pak dhe me këta idiot politik-publik. Mirëpo nuk kemi kohë ne për argëtim dhe duhet sa më shpejt politihalet të marin një ndëshkim, që kjo racë mos të lind më në Shqipëri, që të ndodh udhëheqësit duhet t’i zgjedh vetë populli, përndryshe politihalet do zgjedhin njëri tjetrin dhe do jetojnë e mbretërojnë duke ju treguar rrugën të huajt, për ta dërguar vendin në halet e hapura prej tyre./Ekskluzive.al