osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Polifonia shqiptare e Irini Qirjakos dhe këngët e sirenave greke

Polifonia shqiptare e Irini Qirjakos dhe këngët e sirenave greke

Gazeta “Dita” boton më datën 7 janar 2018, intervistën e gazetarit të mirënjohur, Bashkim Koçi me “Mjeshtren e Madhe” Irini Qirjako. Qysh në titull, artistja që vezullon në polifoninë tonë të bukur, deklaron: “Kënga polifonike labe është jeta ime”, ndërkohë që Vaso Tole ka shpalosur si jetën e tij “iso-polifoninë” e sirenave greke dhe korit antik!

Në brendësi të intervistës Irini thekson: “Kënga polifonike për mua është diçka e shenjtë, e pastër, autoktone, origjinale, pa sajesa. Polifonia është vlerë universale e shpirtit të popullit. Unë e adhuroj këngën polifonike, jo vetëm për muzikalitetin e veçantë që ajo ka, por edhe për vlerat unikale që ajo mbart. Me tinguj, shqipfolëse me gjuhë, shqiptare, e që sido ta tjetërsojnë apo trazojnë pa dashje a me dashje emërtesën, me lloj-lloj ‘iso-polifonirash’, ajo mbetet e thjeshtë dhe e bukur: Polifonia popullore shqiptare”.

Ky deklarim e hedh “nokaut” Vasil Tolen, sepse kanë kaluar afërsisht 13 vjet dhe “zbulimi” i tij nuk ka ngjitur askund, as tek muzikantët, as tek studiuesit shqiptarë, por as edhe tek interpretuesit, sikundër është “Mjeshtre e Madhe” Irini Qirjako, e cila falë kulturës së saj profesionale dhe karakterit të fuqishëm, nuk ra viktimë në “rrjetën” e Toles, sikundër ranë disa profanë.

Artistja Irini Qirjako është një figurë madhore e skenës sonë, një këngëtare e rrallë, e veçantë dhe e pakrahasueshme me tjetërkënd.

Irini me zërin e saj bën dritë, ndriçon skenën, ndriçon këngën dhe kësisoj, na ndriçon të gjithëve, na përcjell energji, emocion dhe kënaqësi të pafundme nga shpirti i popullit. Ajo e ka shëtitur dhe vazhdon ta shëtitë polifoninë labe në çdo cep të botës, e propagandon, e shpalos si një vlerë muzikore të rrallë, por edhe shumë të lashtë.

Përkundër kësaj, Vasil Tole bën errësirë me teorinë e tij të “iso-polifonisë”, infekton studimet e profesorëve shqiptarë dhe zbeh vlerat origjinale të polioinisë popullore. Irini e mbron me forcë teorinë e profesorëve të saj, Ramadan Sokolit dhe Çesk Zadesë, ndërkohë Vasil Tole i hedh poshtë profesorët e tij, pasi ata kanë ndërruar jetë!

Irini e gjen frymëzimin e saj tek populli: “Detyra e parë për një këngëtar është mbledhja e nektarit të popullit, tejngopja me emocionet e tij, me shpirtin e tij. Bashkë me disa këngëtarë të grupit polifonik kemi shëtitur nëpër fshatra të Labërisë, të Lunxhërisë, e gjetkë për të njohur vokalet e artistëve popullorë, meloditë popullore, të zhyteshim në gurrën e popullit”.

Përkundër Irinit, Vasil Tole për të gjetur djepin e “iso-polifonisë”, emigron në viset e sirenave greke, ndërkohë që sirenat nuk kanë kënduar kurrë dhe s’ua ka dëgjuar askush këngën, sepse janë fantazi njerëzore, ireale. Ai nuk shkoi tek populli i Labërisë për ta studiuar këngën e tij, por fluturoi tek helenët e lashtë për të na sjellë emocionet dhe shpirtin grek! Ai tenton të japë “dëshmi” të lidhjes “që kanë sirenat dhe kënga e tyre, me prejardhjen dhe shtratin e vërtetë të dukurisë së jashtëzakonshme muzikore të iso-polifonisë”. Madje, shkruan se: “Zëri i sirenave nuk ishte i veçantë thjesht për shkak të bukurisë së tij në vetvete, por më e rëndësishme, ai ishte i veçantë për shkak të teksturës vajtimore, iso-polifonike të tyre, veçori të cilën ende sot e gjejmë tek iso-polifonia lebe”.

Sikundër kërkon të imponohet “akademiku” Vasil Tole, pasi e kishte “shijuar” këngën e bukur të sirenave në shekujt e antikitetit, e gjeti përsëri këtë këngë tek “iso-polifonia” labe! Irini është me origjinë minoritare, nga Finiqi i Delvinës dhe konfirmon se polifonia katërzërëshe është lindur në Labëri, sikundër e ka mësuar nga profesori i saj Ramadan Sokoli.

Dhe Irini është më profesionale se Tole, sepse është ajo që dhuron kënaqësinë të pafund nga kjo muzikë me origjinë të pastër shqiptare. Për vlerat e Irini Qiriakos në interpretimin dhe përcjellje gjithandej të këngës polifonike, si dhe për saktësinë e saj shkencore, kanë shkruar në një monografi për të, shumë personalitete të kulturës shqiptare:

Aleksandër Peçi: “Tek polifonia e Irini Qirjakos gjej një vokal me ngjyrë të bukur në të gjitha regjistrat poshtë e lart, një vokal me ngjyrë të thellë ku lamentacioni i jepte impulse emocionale tingullit e shpirtit të muzikës, një vokal ku fjala e tingulli janë të lidhura si mishi me thoin, një vokal të ngrohtë si dielli i jugut, një vokal të gjerë si deti i Sarandës… Po sa bukur e sa ngrohtë i tingëllon asaj glisandoja midis 2 tingujve, po sa trishtueshëm e jep ajo gulçimën, ku tingullin e komplekson me një gulçimë tronditëse që i del nga shpirti”.

Fiqirete Kapo: “Zëri i Irinit është natyror, zë kumbues, origjinal, ia ka falur natyra. Nuk mund të kopjohet kënga polifonike e Irinit, ajo mbetet individualitet i papërsëritshëm. Me zërin dhe artin e saj, ka sjellë të gjallë atmosferën e origjinës së këngës polifonike. Zëri i saj gjëmon si një shpërthim i brendshëm, plot forcë elektrizuese. Ka një timbër të bukur tek këngët polifonike, zë që të ngop.

Sabaete Visha: “Irini e ka ngritur në art këngën polifonike bashkë me drejtuesin e korit Xhemal Lacin. Kënga polifonike gjithkund nëpër botë ka qenë një befasi për të huajt, na flisnin me superlativa, sikur zërat e saj janë në perfeksion. Irini ka një tingëllim të pasur me një timbrikë mjaft të ngrohtë, me ngjyra vokale, të cilat i vë në funksion të këngës. Zëri i saj origjinal zotëron një teknikë vokale profesionale dhe jep mundësi që këngën ta përcjellë emocionalisht dhe estetikisht tek spektatori. E quaj me fat trevën e jugut që pat veç atyre interpretuesve vendase të shkëlqyera, një interpretuese si Irini. Irini e dashuron polifoninë, ndër të rrallat këngëtare që i jep këngës, harenë, shpirtin, çdo gjë nga vetja e saj… Për këngën polifonike është mbretëreshë, është një aset i trashëgimisë popullore. Irini nuk i përket vetes, i përket kulturës kombëtare”.

Hysni Zela: “Irini pa dyshim është një këngëtare e kulturuar që ka punuar shumë, një zë i fuqishëm që mbyste edhe katër burra kur këndonte. Irini me zgjuarsi gjente perlat e popullit, e dëgjonte shumë herë dhe shtonte ndonjë melizëm apo një tonalitet që e zbukuronte këngën si ta spërkaste me lule. Madhështia e saj ishte se këndonte me shpirt, i thoshte mikrofonit ‘si ma ke kostumin’…”.

Zhani Ciko: “Irini Qirjako ka interpretuar si një soliste brenda kontekstit të muzikës polifonike, ajo u imponua si një zë i veçantë, e dallon ngjyra e zërit të saj, një alto e rëndë femrash që afrohet dhe shkrihet me zërat brenda një konteksti me këngën labe pa krijuar shqetësim… Kënga polifonike është specifike, janë të rralla ato femra që nuk e prishin ansamblin polifonik, të jetë e shkrirë me të dhe njëkohësisht të jetë protagoniste… Irini e bën publikun të përjetojë emocionin… Bukuria e këngës polifonike i kërkon elementët aq sa duhet dhe të shkrira si malet kokë më kokë… dhe krijohet malgama e madhe e polifonisë…”.

Lili Cingu: “Polifonia e kënduar nga Irini, është një perlë e vërtetë. Ajo e pushtonte skenën, të bën për vete, entuziazmi i Irinit në skenë është legjendar. Ajo do të mbetet një ikonë për skenën dhe këngën polifonike… Kur ngrinte publikun në këmbë jashtë shtetit, na bënte krenarë edhe neve pjesëtarët e ansamblit. Skena është vulosur me këngën labe të Irinit. Zëri i saj është i larë me ar! S’ka kuptim ansambli pa Irinin”.

Edmond Zhulali: “Irini Qiriako është një ndër këngëtaret më përfaqësuese e muzikës popullore shqiptare. Me zërin e saj brilant me një timbrikë të veçantë e të pasur, ajo është një ndër simbolet e këngës polifonike dhe e këngës popullore të Shqipërisë së Jugut. Zëri i saj është i plotë, një alto e fuqishme e me një diksion shumë të qartë, që mbart një teknikë të rrallë në interpretimin e karakteristikave melodike e melizmave të këngës popullore të jugut. Në këngën polifonike, ajo ka lënë gjurmë në interpretimin e shumëllojshmërisë së saj, duke udhëhequr grupin polifonik e duke transmetuar emocione shumë të mëdha në të gjitha skenat që ka kënduar”.

Margarita Xhepa: “Irinit e këndon polifoninë në nuanca dhe në pejlza të holla, se zëri i saj është shumë i veçantë, ka një kolorit dhe timbër të përshtatshëm për nuancat e kësaj treve. E kemi marrë këtë kënaqësi se na e ka dhënë zëri i saj dhe ajo si artiste është gërshetuar me interpretimin e bukur të saj, sepse në interpretim Irini ka sinqeritet, ka emocion, të mbush shpirtin, mendimi i saj është i shoqëruar me botën, me ngjarjen e brendshme, me historinë e këngës…”.

Tinka Kurti: “Polifonia labe ha bukë veç, asht mbi të gjitha, që s’e ka bota, i heq kapelen polifonisë, çdo i huaj mahnitet. Si ka mundësi që kjo polifoni vjen nga Shqipëria! Irini ka potencial të zanit, zani i saj asht i rrallë, improvizon, krijon në moment dhe organizon koncerte aprimavista”.

Ishim në Slloveni, në hotelin që flinim pas darkës, u shtriva në dhomë, më vjen Roza Anagnosti: “Çou se janë tërbu të huajt, po u këndon Irini, asht njeri a s’asht njeri kjo?! O zot ç’ka ba ajo atë natë! Polifonia ashtë mrekulli në zanin e Irinit! Polifoninë e duan në Shqipni, edhe Shkodra e don… e në këtë dashni asht edhe zani i Irini Qorjakos”.

Vllasova Musta: “Kur këndon polifoninë Irini, çuditërisht më shfaqet mirazhi sikur malet mbështesin supet pranë njëri-tjetrit dhe aviten për t’i bërë iso zërit të saj, atij zëri, që gurgullon, që gjëmon por që edhe përkëdhel aq këndshëm me një butësi të kadifenjtë sikur del prej fyejve të të gjitha kohëve, të baladave, të ninullave, të ujëvarave. E rrallë, e madhe, e famshme, e njohur dhe e vlerësuar ndër vite, Irini”.