Në orët e para të mëngjesit të sotëm makinës së policit Agim Bushgjoka në Shkodër i është vendosur një sasi tritoli. Në momentin e shpërthimit mjeti ishte parkuar poshtë banesës. Sipas policisë së qarkut të Shkodrës nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm materiale. Gjatë dëshmisë së tij në Polici ai ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë.
Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie, çka e bën të vështirë identifikimin e autorëve. Bushgjoka është polic në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.
Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.