Policia e Tiranës ka mundur të zbrdhë të plotë sulmin brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët, si dhe zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për media tha se avokati Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës pasi ishte përfaqësues i një familjeje në Tiranë që fitoi gjyqin për pronat, por nuk pranoi zbatimin e konratës me studion ligjore.
Vocaj tha se autorët janë Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, të gjithë me lidhje krushqie me njëri-tjetrin. Pas ngjarjes ka qenë Romario Tabaku ai i cili i ka ndihmuar autorët të largohen me një makinë tip “Audi” me targa “AB 696 JT”.
ikitelli esc kadin
Ndërsa si organizator i ngjarjes është shoqëruar në polici shtetasi Dritan Nano.
“Avokati ka përfaqësuar një palë që ka fituar procesin gjyqësor për prona në të dyja shkallët. Por kjo palë, pala fituese nuk ka rënë dakord për zbatimin e kontratës me studion ligjore”, u shpreh Vocaj.
Drejtori i Policisë së Tiranës tha se autorët tashmë akuzohen për “vrasje të funksionarëve publikë të mbetur në tentativë”.
Sakaq, në polici është vetëdorëzuar një prej autorëve, Dorian Alia, ndërsa tre të tjerët dyshohet se jaë larguar me taksi në drejtim të “Astirit”.