Gazetari Artan Hoxha foli në studion e Report Tv, për rrezikun e përdorimit të fishekzjarrëve dhe kapsollëve nga ana e protestuesve të opozitës në tubimin e 2 qershorit.
Ai tha se fishekzjarrët u përdorën si a.rmë duke shënjestruar policinë. Hoxha komentoi momentin kur një protestues vë nën këmbë një fishekzjarrë të fuqishëm, duke e drejtuar drejt policisë.
Në rast të ndonjë incidenti, për shkak të fuqisë së shpërthimit, ai mund të ndërrojë drejtim dhe të lë të p.lagosur protestues në mesin e turmës dhe veçanërisht edhe kameramanët, të cilët qëndrojnë shumë pranë këtyre situatave për të përcjellë atë se çfarë po ndodh.
Artan Hoxha: Fishekzjarri është barut. Nuk mund të vihet këmba mbi fishekë, sepse nuk dihet nga shkon. Kjo është shumë e rrezikshme.
Kur hidhen fishekzjarret ka shumë fuqi të madhe, dhe e ka drejtuar si grykë topi drejt policëve të paar.matosur me pajimet për të përballur situata të tilla.
Atij po t’i lëvizë drejtimi dëmton protestuesit e tjerë, edhe kameramanët të cilët janë shumë afër.
Në një nga protestat u përdor m.olotov, dhe ndërkombëtarët u shqetësuan duke kërkuar të evitohet molotovi.
Nëse tek kryeministria i hodhën pas shpinës së policisë, dhe kishin efekt zhurmues, ndriçues, dhe nuk të dëmton.