Simpatizantët e opozitës kanë hedhur kapsollë dhe tymuesë në drejtim të policisë vendosur para parlamentit. Policia ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.
Policia i është drejtuar sërish me megafon organizatorit të protestës, sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi që të largojë nga protesta persona që kanë të maskuar fytyrën për të fshehur identitetin e tyre, me dyshimet sipas uniformave blu se mund të kryejnë akte të dhunshme.
“I nderuar zoti Bardhi! Në mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska, merrni masa për largimin e tyre nga tubimi pasi policia do të zbatojë ligjin”, ishte thirrja për zotin Bardhi.