Policia ka arrestuar 16 persona gjatë operacionit që zhvilloi këtë fundjavë.
Policia njofton se:
Nga kontrollet policore të ushtruara në fundjavë, janë :
• Arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët:
a) 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur
b) 7 shtetas për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi
• 68 leje drejtimi të pezulluara
TiranëKontrollet policore sipas “Operacioneve Tispol” Korrik 2018, përgjatë fundjavës në kryeqytet pasuan operacionin e dytë për këtë javë, pas atij të realizuar në fillim jave, me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë si jashtë dhe brenda qendrave të banuara, nivelin e përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, maturimet e detyrimeve administrative të pashlyera si dhe garat me shpejtësi në disa zona të caktuara të kryeqytetit.Nga kontrollet policore të ushtruara në fundjavë, janë :• Arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët :a) 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehurb) 7 shtetas për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi• 68 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat :a) 27 për shpejtësi tej normave të lejuarab) 30 për pije alkoolikec) 7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisëd) 4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar• 12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.• 75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.• 645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët.
Posted by Policia e Shtetit on Sunday, July 8, 2018