Policia e Shtetit ka rikthyer sërish postblloqet dhe kontrollet duke pasqyruar një shfaqje të shëmtuar dhe të bezdisshme për qytetarët me automjete.
Në vendet e Bashkimit Europian ku vendi ynë synon ti bashkohet unionit, nuk ekzistojnë kontrolle të tilla të cila ‘trembin’ qytetarët dhe sjellin panik tek ata.
Burime nga policia për VoxNews thanë se kontrollet kanë ardhur si urdhër nga Drejtori i Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit premtoi se do heqë policët nga rrugët e Shqipërisë për kontrolle shpejtësie dhe ka shtuar postblloqet në brendësi të qyteteve.
Shfaqje të tilla prej kohësh i kishin munguar kryeqytetit, por duket se drejtori i ri i Policisë me ‘mendësi të vjetra’ ka vendosur ti risjell metodat e së kaluarës.
Por edhe këto kontrolle brenda kryeqytetit kanë patur vetëm shoqërime, për mungesë dokumentacioni dhe asnjë shoqërim të personave në kërkim.