osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Policia paralajmëron arrestimin e Lulzim Bashës dhe anarshistëve…SOT

Policia paralajmëron arrestimin e Lulzim Bashës dhe anarshistëve…SOT

Një ditë më parë lideri demokrat Lulzim Basha bëri të ditur se partitë opozitare nuk do të marrin asnjë leje në polici për zhvillimin e protestave kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe taksave të reja të larta që qeveria e Edi Rama ka marrë së fundi. “Nuk mund të na arrestojnë të gjithë popullin”, – tha Basha.

Por Policia e Shtetit, në një deklaratë për mediat sot në mbrëmje, paralajmëron se forcat opozita dhe të gjithë që do të marrin pjesë në protestën që konsiston në bllokimin e disa akseve kryesore rrugore kombëtare, do të përballen me ligjin, duke paralajmëruar kështu arrestime.

Paralajmërimi për protestën e së enjtes, më 5 prill, është bërë vetëm përmes medias dhe opozita nuk ka marrë leje në Polici.

“Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve”, thotë Policia e Shtetit.

Policia i bën apel qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestës, duke paralajmëruar se në të mund të marrin pjesë persona me precedentë kriminalë të paguar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt.

Deklaratë e Policisë së Shtetit për protestën e së enjtes

Siç është bërë e njohur në media, disa parti opozitare kanë lajmëruar se në datën 5 prill, do të zhvillojnë një protestë, shoqëruar me bllokimin e disa akseve rrugore kombëtare.

Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve.

Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.

Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve.

Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit.

Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore.

Policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste të paligjshme dhe me rrezik për rendin e sigurinë.

Gjithashtu Policia e Shtetit i kërkon paraprakisht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do te mund t’i shërbejë si duhet lirisë se qarkullimit.