Pas mbylljes së protestër së opozitës, Policia ka nisur menjëherë shoqërimin e piromanëve dhe shkatërruesve të pronës të cilët megjithse të maskuar janë kapur pa arritur të largoheshin nga Tirana.
Mësohet se policia ka mbushur dy furgona me shkatërrrues pronash dhe tutor fëmijësh të cilet i përdornin për të thyer xhama në stacionet e autobuzave , reklamash dhe vënë flakën kazanëve të mbeturinash.
Madje disa prej tyre kanë qëllur me mjete shpërthyese në drejtim të policisë duke plagosur dhjetë uniforma blu në detyrë. Të gjithë janë shoqëruar në komisariatin numër tre në Tiranë.
Ende nuk dihet numri i plotë i të shoqëruarve, apo nëse do të ketë të tjerë protestues për tu shoqëruar nga Policia.