Vijojnë kërkimet në qytetin e Vlorës për dy turistët belgë të humbur që prej mbrëmjes së djeshme.
Burime bëjnë me dije se në kërkime janë angazhuar forcat e Policisë së Vlorës dhe DELTA-s, të cilat kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës.
Kërkimet janë përqëndruar në zonën malore Çikë-Iljaz. Ndërkohë, sipas Prefektit të Vlorës, turistët kanë ngritur kamping në zonën malore.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre apo edhe mosha.