osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Policia në alarm: Berisha “stisi” historinë me Salianjin “kurban” për të shpëtuar Bashën nga humbja e zgjedhjeve!

Policia në alarm: Berisha “stisi” historinë me Salianjin “kurban” për të shpëtuar Bashën nga humbja e zgjedhjeve!

Salianji është një profil shumë i ulët në krahasim me Azem Hajdarin, por ai mund të përdoret nga Berisha të paktën për të krijuar destabilizim dhe për të justifikuar Bashën për humbjen e zgjedhjeve lokale që do të vijnë, duke thënë se bandat dhe Edi Rama vranë opozitën

Alarmi i dhënë për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në vend. Policia dhe shërbimet dyshojnë se alarmi është krejtësisht i rremë, por në të njëjtën kohë, pas këtij kërcënimi të rremë mund të fshihet një plan tjetër për eliminimin e deputetit.

Sipas burimeve, pas analizimit të situatës, strukturat e sigurisë dyshojnë për një plan të qarqeve të opozitës, për të bërë një ‘kurban’ brenda PD dhe për t’ia hedhur më pas fajin Edi Ramës dhe bandave.

Dyshimet janë fokusuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka treguar edhe në të kaluarën se për pushtet mund të bëjë çdo krim, madje të shesë edhe gjysmën e Shqipërisë. Berisha, pasi nxori në pritë Azem Hajdarin dy dekada më parë, e përdori më pas vrasjen e tij për të marrë pushtetin me dhunë. Të gjithë e dinë se Berisha u tërhoq nga pushtimi i institucioneve, pasi i dhanë ultimatum nga SHBA.

Në rastin konkret, Salianji është një profil shumë i ulët në krahasim me Azem Hajdarin, por ai mund të përdoret nga Berisha të paktën për të krijuar destabilizim dhe për të justifikuar Bashën për humbjen e zgjedhjeve lokale që do të vijnë, duke thënë se bandat dhe Edi Rama vranë opozitën. Në fakt, Edi Ramës dhe bandave të tij i intereson ta ruajë këtë opozitë të degraduar, pasi në këtë mënyrë qëndrojnë sa më gjatë në pushtet.

Për këtë arsye, shërbimet e sigurisë kanë marrë masa për të mbrojtur Salianjin nga njerëzit e Sali Berishës. Po mbahen nën mbikëqyrje disa njerëz të besuar të Berishës, përfshi këtu edhe Agron Kuliçajn.

Kohë më parë, Berisha përhapi lajmin për një plan për vrasjen e Lulzim Bashës. Edhe atëherë strukturat shtetërore morën masa të forta nga frika se Berisha mund të kishte organizuar vrasjen e Bashës dhe më pas të justifikohet, duke thënë se e kishte paralajmëruar një gjë të tillë./Pamfleti