Kryeministri Rama shprehet se kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantin.
Duke publikuar pamjet nga kontrollet e policisë në zona të ndryshme, Rama shkruanse efektivët i dijnë të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë.
“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan Rama.