Një numër i madh policësh grekë e kanë rrethuar Ambasadën Shqiptare, ku shkaku ishte hyrja e gazetarit shqiptar në ambientet e ambasadës.
Gazetari Shpëtim Zinxhiria kishte paralajmëruar ditën e djeshme se do të shkontë në ambasadën tonë në Athinë, pasi shoferi i ambasadës i kishte marrë nga dora celularin e ja kishte thyer në toikë pak kohë më parë. Gazetari Zinxhiria ka shkuar për t’i kërkuar lekët për telefonin që i ka thyer pa të drejtë.
Nuk dihet arsyeja se përse ka ardhur policia greke, ku ka rrethuar edhe ambasadën. Pasi ka mbërritur policia, emigrantët u futën brenda zyrës konsultore ku janë nxjerrë jashtë.
Gazetarit Zinxhiria ju ndalua që të dilte me emigrantët që po prisnin jashtë. Kjo pasi ambasadorja kishte thirrur policinë për të arrestuar gazetarin.