Policia franceze ka gjetur një tregtar shqiptar droge të lidhur në banesën e tij në rrethin Beaubrun në St-Etienne.
Autoritetet vendase po hetojnë për sfondin e rastit pas gjetjes së 20 vjeçarit me origjinë shqiptare të lidhur në një apartament.
Bastisja bëri të mundur sekuestrimin e 150 gramëve të heroinës dhe 350 gramë lëndë për prerjen e drogës në një vend tjetër të fshehur dhe të përdorur nga i njëjti individ.
I riu shqiptar është akuzuar për trafik droge dhe është burgosur. Hetimi vazhdon për të identifikuara ata që e sulmuan atë, konsumatorët e pakënaqur apo rivalët që ishin xhelozë ndaj klientelës së tij.