Socialistët do ta çojnë përpara idenë e dhënies së aksesit te llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve për Policinë e Shtetit, pavarësisht kritikave që mori kjo nismë kur u prezantua.
Programi i prezantuar nga Edi Rama në Parlament dhe konfirmuar më pas edhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë përgjigjeve të dhëna për deputetët përfshin mes prioriteteve hartimin dhe miratimin e ligjit që do ta mundësojë këtë.
“Hartojmë ligjin që siguron dhe zgjeron aksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, në regjistrin e pronarëve përfitues, të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta dhe në të dhënat e tatimeve dhe doganave”, thuhet në program.
Aktualisht, një akses të tillë e ka Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit të cilave iu dha kjo kompetencë në muajin korrik.
Ideja që të njëjtin akses, ose akses të ngjashëm të ketë edhe Policia e Shtetit është kritikuar nga dublim i panevojshëm, te marrje kompetencash të SPAK-ut.
Ndërkohë, një tjetër ndryshim që paralajmërohet është ndërhyrja sërish të Kodi Rrugor për të ashpërsuar ndëshkimet për shkelësit e këtij Kodi.