Policia e Krujës prej një jave po bën kontroll masiv në të gjithë territorin e Malësisë së Krujës për parandalimin goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Burime bëjnë me dije së në këtë operacion janë angazhuar edhe Forcat të Ndërhyrjes së Shpejt, të cilët po kontrollojnë zonën edhe nëpërmjet dronëve. Ditën e sotme në terren janë gjetur një sasi shumë e vogël, prej 6 rrënjësh kanabis, e ndërsa në atë të kryer ditën e premte 45 rrënjë.
Në një prononcimi drejtuesi i policisë së Krujës, Artur Hebaj tha se në vitin 2019 ka pasur një sasi shumë të vogël të lëndëve narkotike të gjetur, krahasuar me vitet e kaluara.