Një operacion policor është ndërmarrë për goditjen e këmbimit të kundërligjshëm të parave në monedha virtuale, kriptomonedha dhe anasjelltas duke vënë në pranga 18 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
Prokuroria e Tiranës ka dyshime që kemi të bëjmë me një bandë pastrimi parash. Hetimi është kryer nga prokurori Ardian Dyrmishi. Ka qenë një operacion që është bërë me stimulim nga agjentët të cilët kanë shkuar në këto pika për të kryer shkëmbim.
Kontrollet janë bërë në Vorë, Laknas, Kamez, Fushë Krujë, Mëzez, Kashar, Fresk dhe në lagje të tjera të kryeqytetit.
Në pranga ka rënë edhe financieri kryesor i televizionit të familjes Berisha, Syri Tv. Bëhet fjalë për shtetasin Evis Sopi, kryefinancierin e televizionit të familjes Berisha, i arrestuar si pjesë e bandës së kriptovalutave.
I njohur si lidhje e fortë e Gaz Spahisë, të besuarit të Shkëlzenit për administrimin e televizionit, Evis Sopi dyshohet për pastrim parash. Edhe vetë Syri Tv ka një dosje për pastrim parash në Prokurorinë e Tiranës.
Sopi ishte pronar i një pike këmbimi valutor në Tiranë. Nuk dihet nëse kjo pikë është përdorur nga Shkëlzeni për këmbimin dhe lëvizjen e parave të pista dhe nëse Berisha do t’a dënojë operacionin policor!
Janë arrestuar gjithashtu edhe shtetasit Genci Sula, Riduan Bajrami, Arlin Kajo, Lidra Leka, Muahemd Saraci, Aldi Ruli, Arberor Agastra, Spartak Gjoci, Armando Gjoci, Donaldo Demaj, Tedi Agastra, Frederik Sinanaj, Piro Verdhi, Dorian Valentin, Jonid Lazaj dhe Aurora Bregu.