Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për ngjarjen e rëndë ku është përfshirë dhe djali i deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Raja, si dhe largimin e oficerit Emiljano Nuhu jashtë vendit.
Teksa ka folur për largimin jashtë vendit të Nuhut, ai ka treguar se vëllai i tij ndodhet në burgun e Fierit për disa vjedhje, dhe oficeri me këtë rast i parapriu të keqes sepse kishte hallin e vettingut.
“Polici e ka vëllain e vetë sot të arrestuar, të dënuar në burgun e Fierit, për disa vjedhje, dhe i ka dalë të keqes para, se po bëhet vettingu”, ka thënë Hoxha.