Një debat mjaft i fortë ka shpërthyer në Greqi pas publikimit në rrjetin social Instagram të një fotoje ku një oficer i policisë greke puthet në buzë me një refugjat.
Sipas mediave greke oficeri i policisë është një aktivist i njohur i të drejtave të komunitetit LGBT, por shumë grekë janë indinjuar nga fakti që puthet me refugjatin poshtë flamurin grek dhe pikërisht pak ditë para se të festohej dita e madhe kombëtare e 28 tetorit.
“Dhe pastaj ju prisni që ky t’ju mbroj”, ka shkruar një komentues duke publikuar foton e puthjes pasionante midis oficerit të policisë greke dhe refugjatit.