osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Pokeri” i ban.dave, ministrja Gjonaj i bën gjëmën Manjanit e Metës, dërgon në prokurori dokumentat që vonuan përkthimin e dosjes së Balilit

“Pokeri” i ban.dave, ministrja Gjonaj i bën gjëmën Manjanit e Metës, dërgon në prokurori dokumentat që vonuan përkthimin e dosjes së Balilit

Ish ministri i Drejtësisë me urdhër të Metës bllokoi dosjen e trafikut të drogës në ngarkim të Klemend Balilit, e cila kishte ardhur nga Greqia, e përgatitur nga organet ligjzbatuese të saj dhe e kopsitur nga FBI e DEA amerikane e antidrogës. Vonesa në përkthimi pengoi shpalljen në kërkim ndërkombëtar të “Eskobarit të Ballkanit” dhe i dha kohën e mjaftueshme mikut të Metës që të arratisej e të qëndronte në “ilegalitet” të plotë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, nën “mbikqyerjen” e truprojave të Presidentit. Gjonaj, për të shpëtuar veten nga akuzat e SHBA, ka vendosur t’i bëjë gjëmën Manjanit, dhe për pasojë dhe Metës, duke hapur që në “gjenezë” dosjen e Klemend Balilit. Përplasja bandave të PS dhe LSI tashmë ka filluar e rëndë, po përpiqen të “groposin” njëra tjetrën, në prag të sezonit të “gjuetisë” së “peshqve të mëdhenj”

Dokumentet dhe procedurat ligjore që kanë lidhje me marrjen në dorëzim, përkthimin dhe kohën në dizpozicion të një dosjeje që vjen nga organet ligjzbatuese partnere, kanë qënë për 6 muaj me radhë në “sitën” e Ministrisë së Drejtësisë.

Bëhet fjalë për superdosjen e Klemend Balilit, supertrafikantit të drogës, e cila me kërkesën e palës shqiptare erdhi nga Greqia, e plotësuar nga organet ligjzbatuese të atij vendi, dhe e kopsitur nga FBI dhe DEA amerikane e antidrogës.

Marrja në dorëzim e kësaj dosjeje është bërë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e cila drejtohej në atë kohë nga Ylli Manjani, një nga zyrtarët më të lartë të LSI dhe një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Ilir Metës.

Përkthimi i dosjes së ardhur nga Greqia, kaloi në “kalendat greke” dhe përmbi një muaj u vonua fletëarresti për “Eskobarin e Ballkanit”, pasi Prokuroria nuk kishte asnjë material ku të mbështeste akuzën për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vonesa e përkthimit të dosjes, i dha kohën e mjaftueshme Balilit, mikut të Metës që të arratisej e të qëndronte në “ilegalitet” të plotë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, nën “mbikqyrjen” e truprojave të Presidentit sikurse e ka pranuar dhe vetë Balili pas vetëdorëzimit në polici.

Dhe ka qënë pikërisht ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ai që me urdhër të shefit të tij Meta, njëherësh dhe mikut të ngushtë të Klemend Balilit, e vonoi pa limit përgatitjen e tërë materialit dhe për pasojë solli dhe kohën e mjaftueshme që “Eskobari i Ballkanit” t’i shpëtonte policisë.

Për këtë shërbim ndaj Klemend Balilit, ish ministri Manjani u shpërblye me një hyrje falas në pallatët e Balilit në Sarandë, gjë të cilën nuk e ka mohuar, por pretendon se e ka blerë.

Pikërisht tërë procedurën e vonesës së përkthimit të dosjes greke të Klemend Balilit, implikimin e Manjanit, përmes urdhërave apo dhe firmave në bllokimin e dosjes dhe tërë dokumentacionin që ka lidhje me të, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ka dërguar në prokurori.

Në shqyrtimin e këtyre dokumenteve, veç akspertëve hetimore të Prokurorisë, do të jenë dhe përfaqësues të DEA-s amerikane dhe të FBI, qendrat e të cilave janë instaluar përkatësisht në Athinë dhe në Sofje.

Ministrja Gjonaj, ndoshta për të shpëtuar dhe veten e saj nga shumë akuza të partnerëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA, ka vendosur t’i bëjë gjëmën Manjanit, dhe për pasojë dhe Ilir Metës, duke hapur që në “gjenezë” dosjen e Klemend Balilit.

“Pokeri” i bandave të PS dhe atyre të LSI tashmë ka filluar përplasjen e rëndë dhe po përpiqen të “groposin” njëra tjetrën, në prag të sezonit të “gjuetisë” së “peshqve të mëdhenj”./Pamfleti