osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Po u vjen fundi zullumqarëve që mbroheshin nga padrejtësia, Yuri Kim takon krerët e SPAK dhe BKH: Askush nuk është mbi ligjin

Po u vjen fundi zullumqarëve që mbroheshin nga padrejtësia, Yuri Kim takon krerët e SPAK dhe BKH: Askush nuk është mbi ligjin

Ngjarjet e javëve të fundit po paralajmërojnë zhvillime të forta në skenën politike dhe atë të drejtësisë. Brenda shumë pak ditësh, kanë ndodhur mjaft zhvillime, të cilat po japin sinjale se ndërkombëtarët kanë nisur lëvizjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë 30-vjeçare në vend.

Dosje si “Gërdeci”, “21 Janari”, vrasja e Artan Santos u rihapën. Adriatik Llalla u dënuan me burg. Presidenti po shkarkohet, ndërsa ish-kryeministri Berisha u shpall “non grata” nga SHBA.

Pra duket sikur po nis një epokë e re dhe kushdo që i ka shpëtuar ndëshkimit këto vite do të japë llogari. Sinjalet janë forcuar akoma dhe më tej nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila dje ka takuar kreun e SPAK, Arben Kraja dhe shefen e Byrosë Hetimore, Aida Hajnaj.

Fokusi ka qenë pikërisht lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadorja përmes një deklarate shkundi klasën politike shqiptare, duke e bërë të qartë se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Sot, Ambasadorja Kim u takua me Kreun e SPAK Kraja dhe Drejtoreshën e BKH Hajnaj për të diskutuar rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata po përballen në vitin e tyre të parë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Zhvillimi i vërtetë po ndodh.

SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtoresha Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK.

Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha ambasada.