Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ u përplasën për çështjen e parkut të Butrintit Profesorit të Arkeologjisë Lorenc Bejko dhe studiuesit Auron Tare.
Auron Tare: …ADF-ja në 30 Prill nxori komunikatë shtypi dhe thotë që ne kemi hedhur 1.2 milionë dollarë në Butrint. Shumë bukur. Dhe unë si njeri që jam marrë me Butrintin, mora atë deklaratën dhe shkova në Butrint. Dhe pashë 1.2 milionë dollarë janë 4 kamera të vendosura te hyrja, në kioskë druri, 2 rrotullamet e biletarisë
Lorenc Bejko: Akoma me këtë histori mër burrë, po si s’të vjen zor… po si s’të vjen zor, po si mund të flasësh…
Auron Tare: Ku janë këto 2 milionë dollarë, sepse këtu ndizen llambat.
Lorenc Bejko: Më fal, më vjen shumë zor, sepse është një nivel shumë i ulët ky diskutim, nuk ke ku e kap Auronin… Një njeri që fillon nga të qenit specialist…
Auron Tare: Po kur të mora unë në punë atëhere në Butrint isha çun i mirë, apo jo?
Blendi Fevziu: Mos e bëni personale.
Auron Tare: Po më tregon përralla tani, s’të vjen zor.
Por debati nuk u ndal me kaq… Tare solli në vëmendje se tek plani i menaxhimit nuk ka asnjë arkeolog shqiptar.
Hëna është në shenjën tuaj/ Parashikimi ditor i horoskopit, zbuloni surprizat që kanë rezervuar yjet sot për ju
Auron Tare: Asnjë shqiptar, 0.
Lorenc Bejko: Specialistët shqiptarë të arkeologjisë në rastin e konsulencës dhe diskutimeve të probleme e të planit të menaxhimit, përfaqësohen në mënyrë dinjitoze me Institutin Arkeologjik, një qendër kërkimore që e ka ngritur shteti shqiptar prej kohësh dhe ata e kanë shprehur nëpërmjet vendimit që kanë marrë nëpërmjet këshillit të tyre shkencor, e kanë diskutuar në departamentet e tyre.
Unë nuk e kuptoj zotërinë… Arkeologët shqiptarë përfaqësohen nga një institucion dinjitoz, super i rëndësishëm, super i specializuar… domethënë të mashtrosh në mënyrë kaq të hapur është e papranueshme.
Auron Tare: Këta janë arkeologët që kanë punuar në Butrint, po këta zotërinjtë nuk kanë të drejtë të flasin në këtë planin e menaxhimit?
Lorenc Bejko: I kanë ftuar të gjithë në dëgjesat publike.
Auron Tare: Kë kanë ftuar më? Po pse gënjen, po s’të vjen turp.
Lorenc Bejko: Kemi qenë në dëgjesa publike.
Auron Tare: Dëgjo-dëgjo këtu, të të vijë turp se gënjen.
Lorenc Bejko: Po janë videot më aty, kemi qenë bashkë.