Gazetari Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë. I ftuar në emisionin ‘Breaking’ Çupi i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të kemi përplasje mes Berishës dhe Metës në të ardhmen.
Sipas Çupit Meta po përgatitet si luan për të kafshuar Berishën.
“Varet nëse secili do të shikojë gjahun e vet. Ata të dy janë dy gjahtar. Nëse Meta shikon që do dalë prej Presidencës, do t’i thërrasë mendjes dhe do të presë nëse do të shpallet non ngrata nga SHBA. Nëse do të shpallet do të lidhet më shumë me Berishën. Meta ka një problem shumë të madh.
Meta është më i ri në moshë dhe besoj se Meta do ta udhëheq Berishën, sepse do t’i thotë ti je non-grata. por unë do të të pranoj.
Jam i sigurt që Meta po përgatitet si luan për të kafshuar Berishën”, u shpreh Çupi.