osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Po nëse vendimi do ishte për Ramën”, avokati i njohur flet për shpalljen e Berishës non-grata: Ish-Kryeministri ta marrë seriozisht, duket qesharak kur thotë do ngre padi

“Po nëse vendimi do ishte për Ramën”, avokati i njohur flet për shpalljen e Berishës non-grata: Ish-Kryeministri ta marrë seriozisht, duket qesharak kur thotë do ngre padi

I ftuar në një intervistë televizive, avokati Tom Gashi ka folur për vendimin e DASH që trazoi politikën shqiptare vetëm pak ditë më parë kur shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non-grata.

Avokati kërkoi nga ish-Kryeministri që ta marrë seriozisht vendimin e DASH dhe të mos bëjë konferenca për mediat ku duket qesharak sipas tij, në momentin kur thotë se do ngrejë padi ndaj Blinken.

Sipas avokatit, Sali berisha e ka ditur që kjo ditë do të vij pasi ka kryer shumë afera korruptive, duke përmendur si më kryesoren çështjen e Gërdecit.

I pyetur nëse ky ndalim që i bëri SHBA Sali Berishës do të ketë një kosto për Partinë Demokratike, avokati u përgjigj me po, duke shtuar se kjo kosto mund të rregullohet vetëm në zgjedhjet brenda PD-së për kryetarin e ri.

Më tej, avokati Gashi u shpreh se nëse ky vendim i DASH do të ishte për ndalimin e hyrjes së Edi Ramës në SHBA, atëherë Partia Demokratike do ta shfrytëzonte këtë rast dhe do ta njolloste Edi Ramën dhe PS-në.

“Ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët jo vetëm, për Sali Berishën dhe familjen e tij. Ky është në aspektin kombëtar, ndërsa personalisht Sali Berisha e ka ditur që kjo do vijë një ditë për shkak të aferave të shumta korruptive që ka pasur ai dhe familjarët e tij.

Ndër të tjera ai e ka ditur se çështjen e Gërdecit NATO nuk do ja fali kurrë. Besoj se skandali ishte shumë i madh. Më e rënda është ajo që është bërë publike, jo vetëm ndalimi në SHBA por dhënia e arsyetimeve nga Sekretari i Shtetit Amerikan. Kjo është një çështje serioze dhe Sali Berisha duhet ta marrë seriozisht këtë çështje dhe jo të mbajë konferenca për mediat ku duket thuajse qesharak me pretendimet e tij se do ngrejë padi kundër sekretarit.

Gjykatat në Francë apo kudo tjetër janë kjo kompetente. DASH e ka shpallur non-grata. Kjo ka ardhur në një kohë të mirë për shqiptarët. Kemi vetingun që thuajse përfundoi krejtësisht dhe kemi SPAK që do ta ketë shënjestër Sali Berishën dhe gjithë anëtarët e familjes për dyshime milionëshe. Mendon se kërcënimi i SHBA me një padi e tillë është një çështje që nuk mund të bëhet. Sali Berisha më mirë ka qenë të mos komentojë fare.

DASH nuk është hera parë që shpall dikë non-grata. Është hera e parë që bën publike arsyet përse e ka shpallur. Nuk ka zgjidhje tjetër por të përballen me gjyqësinë shqiptare. Thuajse i është dhënë një dritë e gjelbër edhe SPAK. Berisha duhet të përballet me këto pretendime.

Definitivisht po. Të gjithë shqiptarët që na shohin mund ta imagjinojnë nëse në mënyrë hipotetike do të ishte një situatë e njëjtë me Edi Ramën. Imagjinoni si do ta shfrytëzonte PD. Si do ta njolloste PS së bashku me Edi Ramën. Dëmi që i është krijuar PD mund të eleminohet në zgjedhjet e ardhshme për kryetar. Kjo do të mbesë përjetësisht në historinë e PD dhe Shqipërisë”, u shpreh avokati.