Ditët, ndoshta edhe orët, janë kritike për Pelen.
Futbollisti legjendar ndodhet në një gjendje kritike në një spital në Sao Paulo, duke vijuar të luftojë për të qëndruar gjallë.
Kanceri ka avancuar dhe jeta e 82-vjeçari duket se është drejt fundit. Kjo, në fakt, dëshmohet nga lëvizjet e njerëzve të Santos.
Klubi me të cilin Pele lidhi emrin e tij dhe gjithashtu u sigurua që ai vetë ta bënte të njohur botërisht, duket se po përgatitet për çdo eventualitet.
Sepse në internet qarkullojnë shumë foto (foto dhe video) ku njerëzit te Santos bëjnë përgatitje të ndryshme në stadiumin “Vila Belmiro de Santos” për varrimin e tij.
Po, tingëllon e zymtë dhe “e vështirë”, por është diçka që duhet përgatitur për çdo rast.
Siç është publikuar në një video nga “FutebolNews”, shihet një lloj varri në përmasat e atyre që përdoreshin në Egjipt nga faraonët, me imazhe të arta dhe dizajne të veçanta në anët.