Avokati nga Strasburgu i ish kryeprokurores Elisabeta Imeraj ka reagiar për mediat, pas vendimit të dhënë nga KPA për shkarkimin e kësaj të fundit.
Ai tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po del jashtë kontrollit, ndërsa shtoi se nuk ka parë kurrë një proces të tillë me prova të pavërteta për klienten e tij.
Avokati tha se Shqipëria sapo humbi një prokurore shumë të aftë dhe për këtë ai fajëson sistemin që është jashtë kontrollit.
“Sot është një ditë e trishtuar për Shqipërinë. Kemi provuar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri po shkon keq dhe po del jashtë kontrollit.
Nuk kam parë kurrë një proces të tillë me prova fallco ndaj klientes time. Mendoj se sot po humbisni një prokurore shumë të aftë sepse sistemi është jashtë kontrollit. Sigurisht që do të merremi me këtë, nëse jo sot, mbase nesër”, tha avokati.