sh-presidenti amerikan George W Bush, i pranishëm në një event në Dallas dje teksa po kritikonte sistemin politik të Rusisë ngatërroi Ukrainën me Irakun.
“Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut”.
Ai e korrigjoi shumë shpejt duke thënë “E kam fjalën për Ukrainën”.
Bush urdhëroi pushtimin e Irakut në 2003 për të gjetur dhe shkatërruar armët e pretenduara të shkatërrimit në masë që nuk u gjetën kurrë.
Konflikti i zgjatur shkaktoi qindra mijëra viktima dhe zhvendosi shumë të tjerë.