Një palestinez me emrin Muhammed al-Mensi, nga fillimi i sulmeve, izraelite po filmon gjithçka duke munduar të dokumentoj dhunën në Rripin e Gazës, e gjatë fotografimit të trupave të pajetë ka gjetur edhe dy vëllezërit e tij të vdekur.
Muhammed në videon mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ka thënë se po fotografonte trupat e pajetë të palestinezëve në spital, në mesin e të cilëve arriti t’i identifikojë edhe dy vëllezërit e tij
“Po fotografoja në spital të plagosurit dhe të vdekurit nga sulmet izraelite. Në një moment kam arritur t’i njohur dy vëllezërit”, ka thënë Al-Mensi.
Nga 10 maji ka shpërthyer dhuna e paparë në Rripin e Gazës, ku po ndodhin sulmet të njëpasnjëshme nga ana e forcave ajrore izraelite dhe ato të Hamasit.
Deri më tani, nga tensionet kanë humbur jetën 139 palestinezë si dhe dhjetëra izraelitë.