osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Po e gjeta do ta vras”. Zemërimi i shqiptarëve në Greqi që humbën familjarët në aksidentin tragjik

“Po e gjeta do ta vras”. Zemërimi i shqiptarëve në Greqi që humbën familjarët në aksidentin tragjik

Familjarët e shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi, kanë folur për mediat greke duke përshkruar atë çfarë ndodhi.

Bashkëshortja e viktimës Spiro Guri dhe e ëma e 34-vjeçares së plagosur Blerina Guri, rrëfen dhimbjen e saj.

“Çdo mëngjes, Spiro çon vajzën tonë në punë. Tani kam humbur burrin tim dhe vajzën e kam në prag të vdekjes nën kujdesin intensiv të mjekëve“, thotë gruaja e shqiptarit që humbi jetën në aksident.

“Nëse e gjej, do ta vras me duart e mia”, ka thënë 34-vjeçari shqiptar për mediat greke, duke iu referuar shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin fatal.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:40 në aksin rrugor Athinë – Pire. Një kamion i drejtuar nga një 65-vjeçar, humbi kontrollin duke çarë barrierat ndarëse të rrugës dhe përplasi dy automjete.

Nga përplasja e makinave, humbën jetën dy shqiptarët Spiro Guri 60 vjeç dhe Dhimitër Pabuko 65 vjeç, kurse mbeti e plagosur 34-vjeçarja shqiptare Blerina Guri. Policia greke tha se shoferi i kamionit ishte i dehur kur ndodhi aksidenti. Nga testi i alkoolit, ai rezultoi me 0.50 miligramë alkool në gjak, ndërkohë që limiti është 0.10.

Sipas mediave në vendin fqinj, shoferi i kamionit që shkaktoi aksidentin e rëndë, ka pësuar dy fatkeqësi në jetë. Disa vite më parë, atij i kanë vrarë vëllain kurse më pas i vdiq edhe djali në një aksident me motor.