Ukraina vijon të rezistojë përballë sulmeve të pamëshirshme të rusëve. Lidhur me këtë situatë të rëndë avokati Spartak Ngjela ka sjellë në vëmendje vargjet e poetit teë madh ukrainas Taras Shevchenko.
“Ja, këtë po bëjnë në këtë kohë heronjtë e Ukrainës në mbrojtje të atdheut të tyre, dhe të shumtë duhet të jenë ata që kanë rënë sot në luftë kundër Rusisë, me himnin e këtyre dy strofave brilante të poetit të tyre kombëtar”, shkruan Ngjela.
Postimi i Ngjelës
Taras Shevchenko poet i madhi Ukrainës, që, me poezinë e tij të madhe, brumosi shpirtin e lartë patriotik në Kiev e kudo nëpër Ukrainë; tani po duket si të jetë i gjallë.
Ja perla e tij, e titulluar “Amaneti” dhe e përkthyer në shqip mjeshtërisht nga Jorgo Bllaci në vitet 70′ të Shekullit të XX.
Ja dy strofat kryesore të Amanetit të tij:
Kur të vdes të më mbuloni
Në ndonjë kodrinë,
Që ta shoh gjithnjë, vëllezër,
Mëmën Ukrainë!
Kur të më mbuloni mua,
Zgjedhën flakeni,
Derdheni në shesh të luftës
Gjakun për liri!
Ja, këtë po bëjnë në këtë kohë heronjtë e Ukrainës në mbrojtje të atdheut të tyre, dhe të shumtë duhet të jenë ata që kanë rënë sot në luftë kundër Rusisë, me himnin e këtyre dy strofave brilante të poetit të tyre kombëtar.
Nderim për portin e madh Taras Shevchenko dhe për heroizmin që po tregon populli trim i Ukrainls në mbrojtje të atdheut të vet.