Mbrëmjen e kaluar kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i ftuar në emisionin e Arian Çanit në “Zonë e lirë” ku përballë kishte edhe avokatin Adriatik Lapaj.
Në orën 23:00 në emision ra gongu, i cili simbolizon se emisioni duhet të mbyllet për disa minuta, pasi në programacion janë lajmet.
Por Rama nuk ka pranuar, duke detyruar pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, që të vazhdojë transmetimi “live” i emisionit, duke shtyrë edicionin e lajmeve.
Ai u shpreh se nëse Frangaj do t’i mbyllë gojën, atëherë mund të heqë dritat, por do të duhet ta mendojë mirë veprimin e tij.
“Thuaji Sandrit që “shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz për njerëzit”. Jo me dy analistë për seksin e ëngjëjve. Aleksandër nuk ka. Regjimi vendos që djali do flasë, do vazhdojë emisioni. Nëse Aleksandër Frangaj do të na mbyllë gojën, le të heqi dritat, por ta mendojë mirë”, tha Rama.
Teksa diskutonin, Lapaj i ka nxjerr Ramës një premtim të 8 viteve më parë, kur ai erdhi në qeveri në 2013. Kjo ka nxitur përgjigjen e kryeministrit dhe replikat mes të dyve, aq sa në një moment Edi Rama është “nxehur” dhe moderatori Arian Çani i ka kërkuar të qetësohet.
“Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë”, i tha ndër të tjera Çani kryeministrit.
Debati i plotë:
Rama: Meqë vure atë audion e para 8 viteve kur ne ishim akoma në opozitë, ndërkohë që ka eksperiencë dhe prova. Ne jemi vendi që kemi më shumë prdukte të përjashtuara nga TVSH, ka shumë përjashtime nga TVSH-ja në Shqipëri
Lapaj: Buka që është kryesorja nuk është
Rama: Një minutë mor një minutë, se ka arsye. Qëllimi ynë kryesor është që të mos mbesim në rishpërndarjen e të ardhurave që mbetet po ajo dhe nuk rritemi dot, por të rrisim produktivitetin. Po nuk e bëmë këtë ne nuk mund të ecim përpara, dhe riqarkullojmë paranë në një qarkull vicioz. Çurçili thotë që mendim nuk ndryshojnë vetëm budallenjtë
Lapaj: Çurçilli thotë dhe një gjë tjetër, që nuk kam parë asnjë politikan që të konsumojë gënjeshtra dhe të bëhet me dhimbje stomaku
Rama: Një sekondë, një sekondë, kur të dilni atje poshtë citojeni si të doni, me mua je këtu përballë
Çani: Ramë, Ramë, mos harro që ke vendosur që të jesh i qetë
Rama: Kur të dilni atje shani si të doni, kurse këtu mua në sy gënjeshtar nuk më quan dot. Unë nuk jam politikan
Lapaj: Ti je në moshën e babait tim, dhe ata që janë në moshën e babait tim i dua shumë
Rama: Unë kam respekt për ty, por kur hyre këtu mu kujtove që angazhohesh me çështjet e turizmit, për nxjerrjen e gomave nga deti
Çani: E sheh që nuk je më i qetë, të ka hipur pak damari
Rama: E kam problem këtë historinë, politikanët, politikanët.